Shkurt.ch
Zvicrës i duhen më shumë emigrantë
Zvicra ka nevojë për më shumë emigrantë, tha ministrja suedeze për Tregti, Ewa Björling, në një intervistë për gazetën “SonntagsZeitung”. “Duhet të shihet si avantazh që vendi ka shumë emigrantë”, tha Jörling .
Politikania nga Suedia, Ewa Björling, i dëshiron Zvicrës më shumë emigrantë. Ajo i referohet sistemit të Suedisë, i cili mbështetet në emigracionin për të siguruar mirëqenien sociale.
Si në Zvicër, ashtu edhe në Suedi të dhënat demografike tregojnë se përqindja e njerëzve të moshuar llogaritet të jetë mbi mesataren. Në të njëjtën kohë, të rinjtë për shkak të shkollimit të tyre integrohen më vonë në tregun e punës.
“Çështja është se ne duam emigrantë të cilët punojnë. Zvicra gjithashtu ka nevojë për ta”, tha Björling. Në Suedi që nga viti 2009 funksionon një sistem jashtëzakonisht liberal i emigracionit në vend.
Kush siguron një kontratë pune me një punëdhënës suedeze merr lejen e qëndrimit. Nuk ka rëndësi se nga cili vend i botës vjen. Kusht është paga minimale bruto prej 2.000 frangash në muaj.
Nga ana tjetër, numri i kërkesave për azil ka shënuar rritje, tha Björling. “Ne duhet të kujtojmë se këta njerëz, të cilët kanë mbijetuar një krizë refugjatësh, nuk janë në gjendje menjëherë për të punuar”, tha Björling.
“Edhe Zvicra duhet të vazhdojë traditën e saj humanitare”, tha ministrja suedeze.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër Edhe pse rastet e kancerit po rriten, specialisti zviceran i onkologjisë, Roger von Moos, shprehet optimist:... -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë













