Shkurt.ch
Zvicrës po i harxhohen rezervat e gjakut
Shkaku kryesor i rënies së numrit të dhuruesve të gjakut është plakja e banorëve, ndërkohë që 70 për qind e atyre që kanë nevojë për gjak të dhuruar janë të moshës mbi 60 vjeçare
Në një të ardhme të afërt Zvicra do të përballet me një mungesë serioze të rezervave të gjaut për transfuzion. Këtë alarm e ka dhënë një studim i realizuar nga Shkolla e Lartë për Shkenca të Aplikuara (ZHAW) në Winterthur.
Siç shkruan gazeta “SonntagsZeitung”, studiuesit nga ky institucion kanë hulumtuar ndikimin që ndryshimet demografike do ta kenë në dhurimin e gjakut në Zvicër. Ajo që ata kanë konstatuar është se nëse nuk merret ndonjë masë konkrete kundër tendencës në zvogëlim të dhurimit të gjakut, Zvicra do të përballet me mungesë rezervash të gjakut. Shkaku kryesor i rënies së numrit të dhuruesve të gjakut është plakja e banorëve, ndërkohë që 70 për qind e atyre që kanë nevojë për gjak të dhuruar janë të moshës mbi 60 vjeçare.
Sipas studimit, balanci në mes të sasisë së gjakut të dhuruar dhe sasisë së nevojshme e gjakut do të prishet qysh gjatë tri viteve të ardhshme. Ndërsa në rrethana të pandryshuara, ata parashohin se deri në vitin 2035 do të ketë mungesë prej deri 76.000 njësish të gjakut për transfuzion.
158.000 dhurues gjaku plotësojnë nevojat që janë 234.000 njësi të gjakut.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













