Lajme
Zyrtare: PDK-ja fitoi dyfish më shumë vota në Mitrovicë se sa LDK-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka shpallur fituese PDK-në në rivotimin e së dielës në Mitrovicë. Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, PDK-ja ka fituar 47.47 për qind, ndërsa e dyta është LDK-ja me 22.3 për qind. “Vetëvendosje” radhitet e treta me 11.5 për qind, AAK-ja 6.3 për qind, AKR-ja me 6 për qind, FeR-i 1.4 për qind dhe LDD-ja që nuk garoi fare mori 0.2 për qind. Dalja e votuesve ka qenë 26.8 për qind, që është rreth 11 për qind më pak se sa në votimet e anuluara të 12 dhjetorit.
KQZ-ja, në bazë të rezultateve preliminare nga votimet në Mitrovicë dhe ato të ripërsëritura në pesë komunat më 9 janar, në nivel kombëtar fituese e ka nxjerrë PDK-në me 32.40 për qind, e pasuar nga LDK-ja me 24.67 për qind, ndërkaq “Vetëvendosje” është radhitur e treta me 12.55 për qind. AAK-ja ka fituar 11.9 për qind, ndërsa AKR-ja 7.22 për qind. Dy partitë që nuk arritën të kalojnë pragun zgjedhor, FER-i dhe LDD-ja, kanë fituar 2.15 për qind, respektivisht 2.13 për qind.
Masiviteti i daljes në zgjedhjet e përgjithshme në nivel vendi ka qenë 47 për qind. Këtu nuk janë përfshira votat me kusht, votat nga diaspora dhe ato të anuluara nga KQZ-ja. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se certifikimi i zgjedhjeve do të bëhet nga ky institucion sipas afateve ligjore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar









