Lajme
Zyrtarit të LDK-së i digjet vetura Passat
Persona të panjohur për Policinë, ia kanë vënë flakën veturës së shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqirit. Vetura është djegur krejtësisht
Në orët e para të mëngjesit, persona të panjohur për Policinë, ia kanë vënë flakën veturës së shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqirit. Vetura është djegur krejtësisht, edhe pse ekipet e zjarrfikësve kanë arritur në vendin e ngjarjes, duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin.
Vetura e tipit Passat ka qenë e parkuar para banesës së Beqirit në Prishtinë. Besohej se djegia është bërë me benzinë, raporton Insajderi.
Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime.
Vetë Beqiri ka thënë për KP, se ky rast, por edhe rastet e tjera që kanë ndodhur më herët janë akte banditësh.
“Fatkeqësisht ky sigurisht është një akt i banditëve … dhe përkundër kësaj askush nuk mund të na ndalë në punën tonë institucionale për të mirën e vendit dhe nuk është e imja të paragjykoj, por vërtet organet e drejtësisë duhet t’i zbardhin këto raste sepse nuk është rasti i parë. Qytetarët po shqetësohen sepse po rrezikohet jeta e tyre, se realisht unë banoj në një vend ku ka edhe shumë banorë të tjerë”, tha Beqiri.
Ndezja e veturave të politikanëve, kryesisht këtyre të koalicionit qeverisës është shpeshtuar ditëve të fundit. Brenda dy javësh është djegur vetura e familjes së ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi, zëvendësministrit të Administratës Publike, Bajram Gecaj dhe është tentuar ti digjet vetura e shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci.
Për këto veprime, deri më tani nuk është arrestuar asnjë qytetarë. Të atakuarit e mëhershëm kanë ngritur gishtin ka aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, por ata e kanë mohuar këtë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










