Kosova
Lul Raka tregon kriteret për lehtësimin e masave kundër COVID-19
Mikrobiologu Lul Raka ka folur për gjendjen aktuale me koronavirus në Kosovë dhe kriteret që duhet të përmbushen në rast të lehtësimit të masave pas datës 4 maj.
Ai në një intervistë në televizionin publik ka thënë se situata me koronavirus është e menaxhueshme dhe se shifrat aktuale prej mbi 700 raste të konfirmuara janë të pritura.
Raka paralajmëron se nëse nuk iu përmbahemi këshillave për distancë sociale, pas lehtësimit të masave, kjo mund të kthehet me shtim me numër më të madh në fazën e dytë ashtu sikurse ka ndodhur në disa vende tjera të botës.
“Edhe pas 4 majit, duhet të kemi parasysh se distanca sociale dhe higjiena e duarve duhet të vazhdojë”, ka thënë ai.
Raka ka folur edhe për kriteret që duhet plotësuar para se të kalohet në zbutjen e masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.
“Kriteri i parë është ai epidemiologjik që tregon se përhapja e sëmundjes është e menaxhueshme nga institucioneve shëndetësore”, ka thënë Raka, duke shtuar se në këtë drejtim Kosova qëndron mirë pasi gjendja është e menaxhueshme.
Kriteri i dytë ka të bëjë me kapacitetet e mjaftueshme të sistemit shëndetësor, numri i shtretërve dhe kujdesi intensiv, të ketë personel të mjaftueshëm mjekësor për t’u përkujdesur për pacientët në spital dhe ata që ndodhen në vetizolim. Ndërsa kriteri i tretë është kapaciteti i duhur për monitorin, përfshirë testimin, gjurmimin e kontakteve dhe personave të prekur me COVID-19.
Sipas tij mungesa e një numri më të madh të testimeve ditore ka të bëjë me mungesat në nivel global dhe vështirësi në furnizime në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes












