Lajme
Sistemi pensional kroat, para kolapsit
Sistemi pensional kroat është para kolapsit, sepse është barazuar gati numri i të punësuarve dhe i pensionistëve, edhe për shkak të tendencave të këqija demografike.
Kroacia aktualisht ka të punësuar më pak se 1.3 milionë njerëz.
Pensionet për shkak të kushteve të pafavorshme të punëtorëve dhe pensionistëve financohen kryesisht nga buxheti, nga e cila vitin e kaluar për këtë dedikim është paguar pothuajse më shumë se gjysma e fondeve të nevojshme.
Për shkak të tendencave të këqija demografike që nga 2002 kanë filluar reformat e sistemit të pensioneve, që synon krijimin e mjeteve personale në bazë të të cilave do të paguhen pensionet e ardhshme, transmetojnë mediat kroate.
Kritikët e fondeve të pensioneve private besojnë se mjetet duhet të transferohen në buxhet, ngase edhe ashtu shumica e parave të akumuluara janë investuar në bono qeveritare, apo janë huazuar nga shteti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












