Shkurt.ch
Arrestohen dy të dyshuar për lidhje me aktin terrorist në Marsej
Mediat shkruajnë se nuk përjashtohet mundësia që këta dy persona të kenë qenë në lidhje me sulmin terrorist të kryer kohë më parë në Marsej të Francës
Policia e Kantonit të Tiçinos ka arestuar sot në Chiasso dy persona, tunizianë, të kërkuar me fletarrest ndërkombëtar lidhur me dyshimin se janë të përfshirë në aktivitete terroriste.
Duke qenë të dyshuar për terrorizëm jashtë vendit, ata mund të paraqesin rrezik për sigurinë e brendshme në Zvicër thuhet në arsyetimin për arrestim.
Fillimisht për këto arrestime ka njoftuar Agjencia Italiane e Lajmeve Ansa, transmeton albinfo.ch. Ndërsa lajmin e kanë konfirmuar për Agjencinë Zvicerane të Lajmeve SDA edhe në Policinë Federale të Zvicrës Fedpol, e cila ka dhënë urdhrin për arrestimin e dy personave të përmendur.
Pas arrestimit, po shqyrtohen masat që duhet ndërmarrë ndaj tyre, në mesin e të cilave, dëbimi duket më i mundshëm.
Ansa po ashtu ka shkruar se nuk përjashtohet mundësia që këta dy persona të kenë qenë në lidhje me sulmin terrorist të kryer kohë më parë në Marsej të Francës. Personi 29 vjeçar Ahmed Hannachi, më 1 tetor kishte mbytur duke i therur me thikë dy gra, përcjell albinfo.ch. Edhe vëllai i këtij të fundit, Anis Hannachi, i njohur si ish luftëtar i ISIS-it në Siri, është arrestuar të shtunën që shkoi në Ferrara të talisë. Ai dyshohet si shkaktar të radikalizimit të vëllait të tij.
E-Diaspora
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij Ngjarje e rëndë: 47-vjeçari shqiptar i vë flakën vetes në sy të gruas - ja çka...
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
-
Njoftim për diasporën: Vetëm edhe 10 ditë për regjistrimin e popullsisë, ReKos 2024
-
Zvicër
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
Jeta në Zvicër
-
Ish-këshilltari federal paralajmëron: Putini shënjestër do ta ketë edhe Zvicrën Cilat janë arsyet?...
-
Gaza: Zviceranët caktojnë afro 11 milionë franga për UNRWA
-
A mund të pretendojë ende Gjeneva të jetë ‘kryeqyteti i paqes’?
-
Zvicra dhe Kosova, marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Matching Skills to Jobs”
-
Zvicër
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër