CH-Ballkani
“Deportation Class”, film tronditës mbi dëbimin e shqiptarëve nga Gjermania
Filmi përmbledh gjithë ecurinë, nga planifikimi i një dëbimi kolektiv, te aksioni i madh policor i natës në banesat e azilkërkuesve e deri te arritja e atyre në vendin e prejardhjes, në Shqipëri
“Ata vijnë natën, i shkëpusin nga gjumi dhe i vendosin në aeroplan: komandot speciale të policisë dhe të autoriteteve për të huajt, gjatë vitit 2016 kanë dëbuar nga Gjermania 25 mijë azilkërkues”. Kështu fillon prezantimi i filmit dokumentar “Deportation Class”, i cili po shfaqet këto ditë në kinematë gjermane, shkruan albinfo.ch.
Por çfarë do të thotë në të vërtetë dëbimi dhe çfarë bëhet me burrat, gratë dhe fëmijët që dëbohen? Filmi dokumentar 85 minutësh “Deportation Class” që është shpërblyer me çmime të rëndësishme jep një tablo gjithëpërfshirëse të kësaj mase të dhunshme që ndërmerr shteti. Ai përmbledh gjithë ecurinë, nga planifikimi i një dëbimi kolektiv, te aksioni i madh policor i natës në banesat e azilkërkuesve e deri te arritja e atyre në vendin e prejardhjes. Atje ku i pret pyetja se çfarë do të bëjnë më tutje…
Regjisorët Carsten Rau dhe Hauke Wender kanë pasur mundësinë të filmonin një dëbim të tillë kolektiv. Fjala është për rastin e dëbimit të përnjëhershëm të 200 azilkërkuesve në Shqipëri, shkruan albinfo.ch. Me tablo tronditëse, filmi regjistron jo vetëm një pamje precize e të esullt të këtyre dëbimeve të natës. Ai bën më tepër: u jep një zë dhe një fytyrë atyre njerëzve të cilëve nuk u jepet fjala në lajmet e televizioni: njerëzve që po dëbohen.
Njerëz si Gëzimi, i cili kishte shpresuar për një të ardhme më të mirë të fëmijëve të tij në Gjermani dhe tash duhet të shikojë i pafuqishëm se si i shpartallohet ëndrra. Ose familja e Elidorit dhe Angjelës, të cilët qenë detyruar të iknin nga gjakmarrja dhe pas dëbimit në Shqipëri përplasen në humnerë…
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 u mbyllën me emocione të forta dhe rivalitet të lartë mes vendeve... -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore














