Kosova
Kurti nis takimet me opozitën për zgjedhjen e Presidentit, pret Bedri Hamzën
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetin e Kuvendit, Bedri Hamza, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe bashkëpunimin institucional.
Gjatë takimit, Kurti e falënderoi Hamzën për bashkëpunimin në Kuvend, veçanërisht në procesin e votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Nga ana e tij, Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar në çështje që lidhen me interesin shtetëror dhe kombëtar.
Biseda u përqendrua edhe në nevojën për të hapur një kapitull të ri komunikimi dhe dialogu konstruktiv ndërmjet qeverisë dhe opozitës, në funksion të forcimit të pluralizmit partiak dhe demokracisë në vend.
Një nga temat kryesore ishte edhe procesi i zgjedhjes së Presidentit, për të cilin, sipas afateve kushtetuese, kanë mbetur edhe 10 ditë. Në këtë drejtim, u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit politik, duke pasur parasysh se për një votim të suksesshëm kërkohen së paku dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit.
Ndërkohë, është bërë e ditur se kryeministri Kurti do të vazhdojë takimet me përfaqësues të partive politike, ku nesër pritet të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore Moti me diell në fillim të verës ka çuar në një rritje të madhe të niveleve... -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur -
Helmim i mundshëm me acid hidrocianik në Aargau












