Lajme
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim
Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë dhe përvoja praktike me këtë teknologji po shndërrohen në një kriter gjithnjë e më të rëndësishëm për punësim.
Sipas një studimi të Shoqatës së Punonjësve të Zvicrës, mbi 80 miliardë franga zvicerane paga lidhen tashmë me punonjës që dinë të përdorin AI për të rritur efikasitetin e kompanive. Ndërkohë, të dhënat e PwC tregojnë se gjatë vitit të kaluar numri i vendeve të punës që kërkojnë aftësi në inteligjencën artificiale u rrit në rreth 25 mijë, një rekord i ri.
Kompani të njohura si Roche, On, The North Face dhe banka Sygnum kërkojnë kandidatë me përvojë në përdorimin e mjeteve të AI për automatizimin e proceseve, krijimin e përmbajtjes dhe zhvillimin e strategjive të biznesit.
Megjithëse shqetësimet për zëvendësimin e punonjësve nga inteligjenca artificiale vazhdojnë, ekspertët theksojnë se ndikimi afatgjatë do të varet nga investimet në arsim, trajnime dhe rregullimin e teknologjisë. Ata vlerësojnë se AI nuk do të zëvendësojë plotësisht njerëzit, por do të rrisë rëndësinë e aftësive si mendimi kritik, komunikimi, gjykimi profesional dhe mbikëqyrja e sistemeve të inteligjencës artificiale.
Sipas raportit të PwC, kompanitë që e përdorin AI për të krijuar produkte dhe shërbime të reja, e jo vetëm për të automatizuar detyrat, kanë potencial të krijojnë më shumë vende pune dhe të ofrojnë paga më të larta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate Në Zvicër është rikthyer debati mbi përdorimin e nënave surrogate, një praktikë e ndaluar me ligj.... -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës














