Botërori 2026
Statistika e pazakontë e finales
Finalja e Botërorit 2026 ka regjistruar një statistikë të pazakontë që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe analistëve.
Pushimi mes dy pjesëve zgjati plot 27 minuta e 24 sekonda, një kohë shumë më e gjatë se ajo që parashikon zakonisht futbolli.
Në fakt, ndërprerja në mes të pjesëve ishte vetëm rreth dy minuta më e shkurtër se koha efektive e lojës në pjesën e parë, e cila ishte 29 minuta e 42 sekonda. Një krahasim që tregon përmasat e jashtëzakonshme të spektaklit jashtë fushe në ndeshjen më të rëndësishme të turneut.
Arsyeja kryesore e këtij pushimi të zgjatur ishte ceremonia e madhe e organizuar në interval, pjesë e konceptit të ri të FIFA-s për finalen e Botërorit, me një shfaqje speciale për miliona shikues në mbarë botën, transmeton albinfo.ch.
Ky moment ka hapur edhe një debat të ri në futboll: nëse finalja e Botërorit po shkon drejt një formati më shumë spektakël global, ku ceremonia, marketingu dhe argëtimi marrin një hapësirë gjithnjë e më të madhe, apo nëse ndërprerje të tilla rrezikojnë të ndikojnë në ritmin dhe emocionin sportiv të ndeshjes.
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026













