Lajme
Biseda me një të ri, i gatshëm për të shkuar në Siri
Albinfo.ch sjell një dëshmi me një të ri i cili ishte i ballafaquar me dilemën e shkuarjes nga Zvicra në Xhihad.
Ishte një pasdite e zakonshme kur një djalë mes 25 dhe 30 vjeç, shqiptar me një dialekt kosovar, më përshëndeti dhe më pyeti nëse kisha pak kohë të bisedonim. M’u kujtua që e kisha takuar dhe një herë tjetër. Urdhëroni, i thashë, duke i ofruar të ulemi në lokalin që gjendej afër rrugës.
Dua të më sqarosh një çështje, të cilën një kohë të gjatë nuk mund ta zgjidh. Meqenëse i njeh çështjet fetare, dua të mësoj, mendimin tënd lidhur me shkuarjen në xhihad, në Siri. Unë dëshiroj të shkoj, por kam frikë mos po bëj ndonjë gabim. (Ishte periudha kohore, kur në Siri ishin vranë disa dhjetëra fëmijë, me lëndë kimike).
E pyeta pse dëshironte të merte këtë rrugë? Më tha se për çdo ditë atje vdesin njerëz të pafajshëm, e sidomos me vrasjen e fëmijëve, javën e fundit nga ana e ushtrisë së Asadit është mbushur kupa. Dua të shkoj të kontribuoj në mbrojtje të fëmijë ve dhe njerëzve të pafajshëm.
Pasi u sqarua, i thashë se gjërat nuk janë ashtu siç i shohim ne. Dy grupe luftojnë në emër të Zotit dhe vetëm njëri shkon në Parajsë. Sa je i sigurt se do ta gjesh grupin e vërtetë në mesin e dhjetëra grupacioneve.
E pyeta nëse i kishte prindërit gjallë? Po, më tha. Edhe sikur të jetë e drejtë kjo që dëshiron të bësh ti, nuk mund të shkosh në luftë pa marrë leje nga prindërit: Supozoj që nuk ke biseduar me ata për këtë çështje? -Jo, u përgjigj shkurt.
Më pas i tregova një ngjarje, ku profeti Muhammed vlerëson më shumë respektin dhe përkujdesin ndaj prindërve se pjesëmarrjen në luftë. „Tregohet se një njeri shkoi te profeti (alejhis-salatu ues-selam) dhe i mori leje të shkonte në luftë për hir të Allahut, ndërsa Profeti (alejhis-salatu ues-selam) pasi mori vesh që ai i kishte të dy prindërit gjallë, i tha: “Shko bëje xhihadin tek ata të dy.” D.m.th. shko dhe përpiqu të fitosh kënaqësinë e të dy prindërve të tu duke iu shërbyer atyre në mënyrën më të mirë. Në një version tjetër tregohet se kur Profeti (alejhis-salatu ues-selam) mësoi se ai kish lënë të dy prindërit e tij duke qarë, i tha: “Kthehu dhe bëji ata të qeshin ashtu sikurse i ke bërë të qajnë”.
Është shumë e qartë, më tha. Nga mënyra si e tha, dukej sikur i kisha hequr një barrë shumë të madhe nga supet e tij. Megjithatë shumë njerëz të pafajshëm vdesin atje dhe ne nuk bëjmë asgjë, u shpreh ai. I thashë se në botë për çdo minutë dhe orë vdesin me mijëra njerëz të pafajshëm. Nga 20 000 persona në orë vdesin si rezultat i varfërisë dhe kequshqimit. Ja një fushë ku mund të kontribuosh pa pasur nevojë ta rezikosh veten. Dhe, kjo ka shumë vlera në Islam. Nuk di, më tha, e kam kokën e turbullt tani, megjithatë faleminderit për këshillat.
Pas këtij momenti ai u largua. Nuk arrita t`ia mësoj as emrin. E kam takuar dhe disa herë, pas bisedës së realizuar dhe shpresoj që të kem ndikuar pozitivisht në vendimin që duhej të merrte.
© albinfo.ch
E-Diaspora
-
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin... -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane -
16-vjeçarja e lënduar rëndë nga stuhia në Cyrih vazhdon të luftojë për jetën -
Stuhitë goditën dje Zvicrën, mbi 6.800 vetëtima













