Lajme
Gjermani: Bastisen mbështetës të dyshuar të IS-it, mes tyre edhe kosovarë
Dhjetë të dyshuar ishin në fokus të bastisjes. Dy gratë dhe tetë burrat midis moshës 20 dhe 51 vjeç janë shtetas gjermanë, afganë, kosovarë dhe turq
Në Hessen, policë të shumtë kanë bërë bastisje shtëpishë të mërkurën me dyshimin kundër donatorëve të pretenduar të veprimtarive terroriste nga Shteti Islamik.
Sipas hetuesve, sfondi i bastisjeve lidhej me pesë hetime paraprake për financimin e dyshuar të terrorizmit dhe përgatitjen e një akti të rëndë dhune, që rrezikon shtetin, shkruan dpa.de.
“Nuk kishte rrezik konkret të një sulmi”, ka thënë një zëdhënës i Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit.
Dhjetë të dyshuar ishin në fokus të bastisjes, transmeton albinfo.ch. Dy gratë dhe tetë burrat midis moshës 20 dhe 51 vjeç janë shtetas gjermanë, afganë, kosovarë dhe turq.
Nuk pati asnjë arrestim gjatë aksionit që u zhvillua në mëngjes, ku ishin aktivizuar mbi 100 policë. “Ne nuk kemi pasur ndonjë urdhër arresti”, është shprehur një zëdhënëse e prokurorit publik të Frankfurtit për Agjencinë Gjermane të shtypit.
Gjatë hetimit paraprak, katër raste kishin të bënin me dyshimin se IS po financohej me donacione. Në një rast kishte një dyshim për përgatitjen e një akti dhune, përcjell albinfo.ch. Gjatë aksionit janë sekuestruar bartës të dhënash (cd), para dhe gjësende tjera.
Gjatë bastisjes janë zbatuar dy urdhra kërkimi nga zyra e prokurorit federal kundër tre mbështetësve të dyshuar të IS.
Banesat janë kontrolluar në Darmstadt dhe Kassel, ndërsa në një rast gjithashtu edhe në Zvicër sepse një nga të dyshuarit kishte udhëtuar atje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë Inflacioni në Zvicër u rrit më tej në muajin prill, i nxitur kryesisht nga rritja e... -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira













