Kosova
Këto janë komunat zvicerane me përqindjen më të madhe të kosovarëve
Komuna Egerkingen është e para. Kosovarët në raport me numrin e banorëve këtu janë 9.3 për qind. 391 nga gjithsej 4221 banorët, janë kosovarë
Shqiptarët (kryesisht shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë) zyrtarisht përbëjnë komunitetin e katërt më të madh, të huaj, në Zvicër, pas gjermanëve, italianëve dhe portugezëve, shrkuan albinfo.ch. Por, në kantonet gjermane të vendit ata zënë vendin e tretë dhe në ndonjërin prej tyre, madje edhe vendin e dytë.
Nga ana tjetër, dihet se kur themi komunitet shqiptar, ne i mendojmë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga shteti prej të cilit vijnë dhe pavarësisht nëse ata kanë marrë tashmë shtetësinë zvicerane. Në këtë vështrim, sigurisht që vendi i shqiptarëve në listë do të ishte më i lartë. Por, statistikat zvicerane e shohin këtë ndryshe. Ato bëjnë radhitjen e të huajve sipas shtetësisë së tyre. Prandaj, është e vështirë të konstatohet numri i shqiptarëve në këtë vend.
Sidoqoftë, Zyra Federale e Statistikave ka bërë së fundi një listë prej dhjetë komunave me përqindjen më të lartë të banorëve kosovarë, shkruan blick.ch. Qytetarët me shtetësi të dyfishtë nuk llogariten. Numrat janë të vitit 2021. Gazeta në fjalë ka realizuar me këtë rast edhe një reportazh mbi jetën dhe integrimin e shqiptarëve nga Kosova në komunën Egerkingen.
1
Egerkingen (Solothurn)
Komuna e Egerkingen-it zë vendin e parë. Këtu proporcioni i kosovarëve në raport me numrin e gjithmbarshëm të banorëve është 9.3 për qind, pra 391 nga gjithsej 4221 banorët, janë kosovarë. Egerkingen-i ndodhet direkt në autostradë dhe kufizohet, ndër të tjera, me komunat Härkingen, Hägendorf dhe Neuendorf, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, Egerkingen-i është shumë afër Oltenit.
2
Reinach AG
Reinach-u në kantonin Aargau zë vendin e dytë në renditje, me 9.2 për qind. Ky fshat, së bashku me Menziken-in, është qendër ekonomike në Aargaun jugor. 9.2 për qind dmth 838 persona me shtetësi kosovare jetojnë në këtë lokalitet Reinach-u ka 9108 banorë.
3
Leibstadt AG
Ky fshat është më i njohur për termocentralin bërthamor. Nga 1886 banorë (viti 2021) 157 janë nga Kosova. Kjo është 8.3 për qind.
4
Triengen LU
Çfarë kanë të përbashkët furçat e dhëmbëve, tharëset e flokëve dhe aeroplanët e vegjël? Pikërisht, të treja janë të lidhur me Triengen. Kompania zvicerane Trisa ka selinë e saj këtu. Ajo punëson mbi 1000 njerëz dhe furnizon të gjithë Zvicrën. Përveç një aeroporti për aeroplanë të vegjël, Triengen ka gjithashtu një rrjet të madh rrugor që mund të përdoret për të udhëtuar shpejt në Lucern ose Aarau. Me një popullsi prej 4687 (që nga viti 2021), 387 vijnë nga Kosova – pra 8.3 për qind.
5
Bottstein AG
Kthehemi në kantonin Aargau. Böttstein ndodhet në Aare në rrethin Zurzach. Nga 4063 banorë (nga viti 2021), 8 për qind janë me shtetësi kosovare, 325 banorë, përcjell albinfo.ch. Pikërisht përballë, në anën tjetër të lumit Aare, ndodhet Döttigen-i, i cili renditet i 12-ti me 6.7 për qind të kosovarëve.
6
Birr AG
Proporcioni këtu është 7.7 për qind. 354 nga 4573 banorë janë nga Kosova. Që nga vendosja e kompanisë energjetike ABB (Brown, Boveri & Cie.) me ndërtesa fabrikash dhe zona banimi në vitet 1950, komuna e Birrit ka përjetuar një rritje të fortë me një përqindje të lartë të udhëtarëve dhe të huajve. Përveç ABB-së, aktualisht funksionon edhe dega General Electric.
7
Spreitbach AG
Spreitbach është i njohur për të gjithë. Sipas Bfs, qyteti i Spreitbachut ka 12,162 banorë (viti 2021) dhe një përqindje e të huajve mbi 50 për qind. 921 banorë vijnë nga Kosova. Kjo është 7.6 për qind.
8
Tecknau BL
Tecknau në kantonin e Baselland është kounë fare e vogël. Ajo ka një popullsi prej 813 banorësh (që nga viti 2021) dhe 60 prej tyre janë kosovarë, që përbën 7.4 për qind të banorëve të Tecknau.
9
Dulliken SO
Komuna e dytë e Solothurnit në këtë listë është në rrethin e Oltenit, transmeton albinfo.ch. Rreth 7.3 përqind e 5,200 banorëve të Dulliken vijnë nga Kosova, ose 382 sish.
10
Menziken AG
Këtu përbërja e banorëve nga Kosova është 7.2 për qind. Menziken-i është pikërisht pranë Reinach. 483 nga 6706 banorë janë kosovarë.
E-Diaspora
-
Shqiptarët në Itali hapin qendrën kulturore “Oda” Shqiptarët në Itali kanë shënuar një moment të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit dhe traditave kulturore...
-
Varshavë: Filmi “Pikë uji” prezantohet në festivalin prestigjioz
-
Prishtinasja mahnit jurinë gjermane me zërin e saj në ‘Deutschland sucht den Superstar’
-
Itali: Laura Fetahu vazhdon tutje garën me sukses në X Factor
-
Diaspora i dërgon letër kancelarit gjerman Scholz, kanë një kërkesë për të
Jeta në Zvicër
-
A do ta vazhdojë karrierën Lara Gut-Behrami deri më 2026 A do të jetë Lara në Lojërat Olimpike 2026 ...
-
Informacion i ri mbi vrasjet e Chevaline të 12 vjetëve më parë
-
Lidhja e re A40 shkon një hap më tej
-
27 kërcënime me bombë në Austri, arrestohet një zviceran
-
Komunat pranë aeroportit të Gjenevës kërkojnë rregulla më të rrepta të natës