Lajme

Essen: 17-vjeçari kosovar që sulmoi mësuesen me thikë dyshohet si islamist

Ai akuzohet për sulm me thikë, fillimisht ndaj kujdestarit të një shkolle, pastaj mësueses së tij në kolegjin profesional dhe së fundmi ndaj një të pastrehu

Në Essen, një mësuese në një kolegj profesional qe plagosur rëndë nga një nxënës i saj, në shtatorin e kaluar. 18-vjeçari kosovar do të paraqitet në gjykatë të hënën, tranmseton albinfo.ch Motivi i sulmit të tij besohet të jetë islamist.

Erjon S. akuzohet për sulm me thikë, fillimisht ndaj kujdestarit të një shkolle fillore, pastaj mësueses së tij në kolegjin profesional dhe së fundmi ndaj një burri të pastrehë, më 5 shtator të vitit të kaluar. Alarmi për sulm ishte aktivizuar në shkollë. Policia reagoi me një kontingjent të madh.

Adoleshenti u arrestua pranë stacionit kryesor të trenit të Essenit. Duke kërkuar “martirizimin”, Erjon S. sulmoi gjithashtu policët, të cilët në fund e qëlluan, duke e  pasivizuar, shkruan upday.com/de.

Në fillim të vitit 2025, thuhet se 17-vjeçari atëherë kishte ndjekur një ideologji islamiste-xhihadiste. Bazuar në këtë qëndrim, ai vendosi në fillim të shtatorit 2025 të bashkohej me xhihadin (“luftën e shenjtë”) kundër të supozuarve të pafe. Kjo u zbulua nga një analizë e pajisjeve të ruajtjes së të dhënave.

Erjon S. dyshohet se ka bërë video përkatëse. I riu gjithashtu bredhte pranë sinagogës, duke kërkuar hebrenj për t’i sulmuar, përcjell albinfo.ch

Trembëdhjetë ditë janë planifikuar për procesin gjyqësor para Senatit të 5-të Penal të Gjykatës së Lartë Rajonale, që përfundon më 9 shtator.