Kosova

Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së

Janë numëruar rreth 28 për qind e votave nga ambasadat dhe konsullatat, ndërsa VV prin bindshëm me mbi 83 për qind të votave të deritanishme.

Procesi i numërimit të votave të diasporës po sjell ndryshime në rezultatin zgjedhor, ndërsa të dhënat e para nga votimi në ambasada dhe konsullata tregojnë një epërsi të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton albinfo.ch.

Sipas rezultateve të deritanishme nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), janë numëruar rreth 28 për qind e votave, përkatësisht 13 nga 47 vendvotime sa janë gjithsej në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Nga votat e numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 6,482 vota apo 83.82 për qind të totalit. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 579 vota apo 7.49 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 462 vota ose 5.97 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 124 vota, që përbëjnë 1.60 për qind.

Bazuar në këto rezultate preliminare, Vetëvendosje po fiton një mandat shtesë nga votat e diasporës, duke përforcuar pozicionin e saj në garën për përbërjen e re të Kuvendit.

Kandidatët më të votuar në Vetëvendosje:

  1. Albin Kurti – 5,792 vota
  2. Glauk Konjufca – 5,110 vota
  3. Albulena Haxhiu – 3,670 vota
  4. Donika Gërvalla-Schwarz – 3,218 vota
  5. Hekuran Murati – 2,883 vota

Kandidatët më të votuar në PDK:

  1. Bedri Hamza – 497 vota
  2. Përparim Gruda – 372 vota
  3. Arian Tahiri – 331 vota
  4. Uran Ismaili – 274 vota
  5. Sala Jashari – 239 vota

Kandidatët më të votuar në LDK:

  1. Vjosa Osmani Sadriu – 343 vota
  2. Lumir Abdixhiku – 291 vota
  3. Doarsa Kica-Xhelili – 283 vota
  4. Ukë Rugova – 219 vota
  5. Avdullah Hoti – 214 vota

Kandidatët më të votuar në AAK:

  1. Ardian Gjini – 109 vota
  2. Ramush Haradinaj – 105 vota
  3. Daut Haradinaj – 94 vota
  4. Besnik Tahiri – 88 vota
  5. Bekë Berisha – 76 vota

Numërimi i votave nga diaspora pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare mund të ndikojnë në shpërndarjen finale të mandateve në Kuvendin e Kosovës./Albinfo.ch