Kosova
27 vjet nga çlirimi i Kosovës, dita kur NATO hyri në Kosovë dhe ndryshoi rrjedhën e historisë
Më 12 qershor 1999, trupat e NATO-s hynë në Kosovë pas përfundimit të luftës, duke garantuar siguri për qytetarët dhe kthimin e qindra mijëra refugjatëve në shtëpitë e tyre.
Kosova sot shënon 27-vjetorin e hyrjes së forcave paqeruajtëse të NATO-s, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të vendit, e cila i dha fund luftës dhe hapi rrugën drejt lirisë dhe paqes, përcjell albinfo.ch.
Më 12 qershor 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, trupat e NATO-s hynë në territorin e vendit për të garantuar sigurinë e popullsisë civile dhe për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të arritura pas konfliktit.
Kjo ngjarje erdhi pas 78 ditësh të fushatës ajrore të NATO-s kundër objektivave ushtarake dhe policore serbe, e cila kishte nisur më 24 mars 1999 me synimin për t’i dhënë fund dhunës, represionit dhe spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Më 10 qershor 1999, NATO pezulloi bombardimet pasi autoritetet serbe pranuan marrëveshjen për tërheqjen e forcave nga Kosova. Në të njëjtën ditë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244, duke krijuar bazën ligjore për vendosjen e administratës ndërkombëtare dhe praninë e forcave paqeruajtëse në Kosovë.
Gjatë luftës, mbi 10 mijë shqiptarë u vranë, ndërsa qindra mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe u detyruan të kërkonin strehim në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera të botës.
Me hyrjen e NATO-s dhe vendosjen e forcave të KFOR-it, u krijuan kushtet për kthimin e më shumë se një milion refugjatëve në vendlindjet e tyre. Që nga ajo kohë, mijëra ushtarë nga vende të ndryshme kanë shërbyer në Kosovë, duke kontribuar në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
Për qytetarët e Kosovës, 12 Qershori mbetet simbol i lirisë, çlirimit dhe sakrificës së një populli që arriti të rikthehej në vendin e vet pas një prej periudhave më të vështira të historisë së tij.
Edhe pas 27 vjetësh, kjo datë vazhdon të kujtohet me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e paqes në vend./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së Janë numëruar rreth 28 për qind e votave nga ambasadat dhe konsullatat, ndërsa VV prin bindshëm... -
KQZ vazhdon numërimin e votave në përfaqësitë diplomatike: Vetëvendosje në epërsi të thellë me 83.55% -
Ulëset aktuale në Kuvend të Kosovës pêr partitë, diaspora mund të ndryshojë numrin përfundimtar -
Aktori me origjinë shqiptare Dashmir Ristemi në rolin kryesor të filmit të ri zviceran “Von dem, was bleibt” -
“Kafe me Diasporën” në Bonn
Jeta në Zvicër
-
Zvicra miraton ligjin për falimentim personal: qytetarët e mbi-borxhuar mund të lirohen nga borxhet pas 3 vitesh Parlamenti zviceran ka miratuar një projektligj të ri që u mundëson personave të mbi-borxhuar të shpallin... -
Kriza e thellë e Cremo-s: paralajmërime se rënia e saj mund të tronditë gjithë industrinë e qumështit në Zvicër -
Aktori me origjinë shqiptare Dashmir Ristemi në rolin kryesor të filmit të ri zviceran “Von dem, was bleibt” -
Parlamenti miraton vazhdimin e Swisscoy në Kosovë deri në fund të vitit 2029 -
Cilat segmente zvicrane do të preken nga kufizimet strikte gjatë Samitit të G7 që mbahet në Francë?













