Lajme
Aktori me origjinë shqiptare Dashmir Ristemi në rolin kryesor të filmit të ri zviceran “Von dem, was bleibt”
Më 18 qershor nis shfaqjen në kinematë e Zvicrës gjermanishtfolëse filmi i ri zviceran “Von dem, was bleibt” (“Nga ajo që mbetet”), me regji të regjisores nga Cyrihu, Lisa Blatter. Filmi është prezantuar tashmë në festivale të njohura ndërkombëtare dhe tani vjen për publikun e gjerë në kinematë zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Në qendër të historisë janë Selma (Carla Juri) dhe Nori (Dashmir Ristemi), një çift që pret fëmijën e tyre të parë. Pas një nate misterioze, Nori zgjohet i lënduar dhe pa asnjë kujtim për orët e fundit. Amnezia e pashpjegueshme dhe një humbje e rëndë vënë në provë marrëdhënien e tyre, duke e çuar çiftin përballë sfidave të mëdha emocionale.
Filmi është veçanërisht interesant edhe për komunitetin shqiptar në Zvicër, pasi rolin kryesor mashkullor e interpreton aktori Dashmir Ristemi, i cili ka prejardhje shqiptare. Po ashtu, edhe familja e personazhit që ai luan në film është shqiptare, duke sjellë në ekran elemente të identitetit dhe kulturës shqiptare në kuadër të një produksioni zviceran.
Premierat e filmit me praninë e regjisores dhe aktorëve do të zhvillohen më 16 qershor në kinemanë FFA në Aarau, më 17 qershor në kinemanë Riffraff në Cyrih dhe më 18 qershor në kinemanë Rex në Bernë.
Sipas producentëve, janë të mundshme edhe intervista me aktorin Dashmir Ristemi dhe regjisoren Lisa Blatter. Gjithashtu, janë në dispozicion materiale promocionale dhe fotografi nga filmi.
“Von dem, was bleibt” pritet të tërheqë vëmendjen e publikut jo vetëm për temën e tij dramatike dhe emocionuese, por edhe për përfshirjen e komunitetit shqiptar në një prodhim të rëndësishëm të kinematografisë zvicerane.
Biletat: https://www.riffraff-houdini.ch/de-ch/film/von-dem-was-bleibt.html
E-Diaspora
-
Ulëset aktuale në Kuvend të Kosovës pêr partitë, diaspora mund të ndryshojë numrin përfundimtar Sipas rezultateve aktuale të numërimit të votave, partitë kryesore në Kosovë kanë siguruar këtë shpërndarje të... -
“Kafe me Diasporën” në Bonn -
KQZ: Mbi 22 mijë pako të diasporës janë aprovuar, 755 refuzohen gjatë verifikimit -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës -
Hungari
U ndal për të pushuar në autostradën hungareze, kosovarit i vidhen 8 mijë euro dhe dokumentet personale
Jeta në Zvicër
-
Kriza e thellë e Cremo-s: paralajmërime se rënia e saj mund të tronditë gjithë industrinë e qumështit në Zvicër Kompania friburgase Cremo, një nga përpunueset më të mëdha të qumështit në Zvicër, po kalon një... -
Parlamenti miraton vazhdimin e Swisscoy në Kosovë deri në fund të vitit 2029 -
Cilat segmente zvicrane do të preken nga kufizimet strikte gjatë Samitit të G7 që mbahet në Francë? -
Njerëzit e mbingarkuar me borxhe tani do të jenë në gjendje të deklarojnë falimentimin në Zvicër -
Solothurn: Nëntë ushtarë të lënduar në një aksident rrugor













