Kosova

Ulëset aktuale në Kuvend të Kosovës pêr partitë, diaspora mund të ndryshojë numrin përfundimtar

Sipas rezultateve aktuale të numërimit të votave, partitë kryesore në Kosovë kanë siguruar këtë shpërndarje të mandateve në Kuvend, ndërsa procesi ende nuk është përmbyllur përfundimisht për shkak të votave të diasporës të cilat janë në numërim e sipër.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson bindshëm me 49 ulëse, duke marrë gjithsej 277,087 vota, që përbën 42.77% të totalit të votave të numëruara deri më tani.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 24 ulëse, duke siguruar 136,934 vota ose 21.14%.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka fituar deri tani 19 ulëse, me 110,744 vota, që përbëjnë 17.10%.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 8 ulëse, me 47,713 vota, ose 7.37%.

Megjithatë, këto rezultate konsiderohen aktuale dhe jo përfundimtare, pasi në proces mbeten ende votat e diasporës dhe votat me kusht, të cilat mund të ndikojnë në ndryshime të vogla në shpërndarjen e mandateve mes subjekteve politike.

Autoritetet zgjedhore pritet të përmbyllin numërimin e plotë dhe të shpallin rezultatet finale pas përfshirjes së të gjitha kategorive të votave.