Kosova

KQZ vazhdon numërimin e votave në përfaqësitë diplomatike: Vetëvendosje në epërsi të thellë me 83.55%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve nga votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në diasporë.

Deri më 11 qershor 2026, ora 23:45, janë procesuar 10 nga 47 vendvotime, që përbëjnë 21.28% të procesit të përgjithshëm.

Sipas të dhënave të KQZ-së, rezultatet janë si më poshtë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! – 83.55% (4,926 vota)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 7.73% (456 vota)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 5.92% (349 vota)

AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 1.49% (88 vota)

Këto rezultate pasqyrojnë vetëm pjesën e deritanishme të vendvotimeve të procesuara dhe ato mund  të ndryshojnë me përfundimin e numërimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike.