Botërori 2026
Sa kushton organizimi i Botërorit
Kur flitet për Kupën e Botës në futboll, vëmendja zakonisht përqendrohet te golat, yjet e fushës dhe trofeu i madh
Megjithatë, prapaskenat financiare të këtij eventi janë po aq magjepsëse dhe shpeshherë tronditëse. Sipas të dhënave të grumbulluara nga agjenci dhe institute prestigjioze si Statista, Scribed, beIN Sports dhe RankingRoyals, kostot e organizimit të këtij kompeticioni kanë njohur një rritje të frikshme përgjatë tri dekadave të fundit.
Në krye të listës qëndron pa asnjë rival Katari, ndërsa në kahun tjetër, SHBA-ja mban rekordin historik për menaxhimin më ekonomik, një strategji që synon ta përsërisë edhe në Botërorin e këtij viti, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Më poshtë paraqitet lista e investimeve të bëra nga vendet pritëse, e renditur nga shpenzimet më të larta deri tek ato më minimalet:
Renditja
- Katari (2022) 210 miliardë dollarë
- SHBA, Meksikë & Kanada (2026) 14 miliardë dollarë (e parashikuar)
- Brazili (2014) 12 miliardë dollarë
- Rusia (2018) 11.6 miliardë dollarë
- Japoni dhe Kore e Jugut (2002) 7.0 miliardë dollarë
- Italia (1990) 4.4 miliardë dollarë
- Gjermania (2006) 4.3 miliardë dollarë
- Afrika e Jugut (2010) 3.8 miliardë dollarë
- Franca (1998) 2.3 miliardë dollarë
- SHBA (1994) 0.5 miliardë dollarë
Katari 2022: Botërori që preku “stratosferën” financiare
Edicioni i vitit 2022 në Katar mban zyrtarisht titullin e Kupës së Botës më të shtrenjtë në historinë e njerëzimit. Shifra prej 210 miliardë dollarësh la pas çdo lloj imagjinate.
Ky buxhet gjigant nuk shkoi vetëm për topin e futbollit apo fushat e blerta. Pasi fitoi të drejtën e organizimit, shtetit të Gjirit iu desh të ndërtonte pothuajse gjithçka nga e para. Paratë u investuan në:
Ndërtimin e stadiumeve ultra-moderne me sisteme klimatizimi.
Një rrjet krejtësisht të ri metroje dhe autostradash.
Zgjerimin e aeroporteve, ndërtimin e hoteleve luksoze dhe madje krijimin e qyteteve të reja të tëra si Lusail.
SHBA 1994 dhe 2026: Arti i kursimit dhe menaxhimit inteligjent
Në skajin tjetër të tabelës pozicionohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Botërori i vitit 1994 mbetet një nga më të lirët dhe më fitimprurësit në histori, me një kosto prej vetëm 500 milionë dollarësh. Arsyeja? SHBA-ja nuk pati nevojë të ndërtonte impiante të reja, pasi përdori stadiumet gjigante tashmë ekzistuese të NFL-së (futbollit amerikan) dhe universitetet.
Të njëjtën strategji po ndjekin edhe për edicionin e vitit 2026. Ndonëse ky është Botërori më i madh në histori, i shtrirë në tri shtete (SHBA, Meksikë, Kanada) dhe me një numër rekord skuadrash, kostoja e parashikuar është vetëm 14 miliardë dollarë. Për shkak të infrastrukturës së fuqishme që këto vende posedojnë, shpenzimet mendohet të jenë sa një e pesëmbëdhjeta e asaj që shpenzoi Katari, duke dëshmuar se madhështia e një eventi nuk varet gjithmonë nga shpenzimet marramendëse.
E-Diaspora
-
KQZ: Mbi 22 mijë pako të diasporës janë aprovuar, 755 refuzohen gjatë verifikimit Mungesa e dëftesës së regjistrimit mbetet arsyeja kryesore e refuzimit të pakove me fletëvotime të dërguara... -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës -
Hungari
U ndal për të pushuar në autostradën hungareze, kosovarit i vidhen 8 mijë euro dhe dokumentet personale -
Evropa
Shqiptarja Arba Kokalari merr rol kyç në Parlamentin Evropian -
Singapor
Pianistja kosovare Anila Aliu debuton në Singapor, mahnit publikun me recitalin e saj
Jeta në Zvicër
-
Vdekje gjatë fluturimit për në Gjenevë, ekuipazhi vendos trupin e pajetë pranë një pasagjeri Pasagjeri kalon tre orë pranë një trupi të pajetë në fluturimin për në Gjenevë... -
Mot i përkryer për ndeshjen e parë të Zvicrës në Botëror, temperaturat deri në 30 gradë -
Kandersteg/BE: Mbyllet pishina për shkak të rrjedhjes së ujit -
Ndahet nga jeta sociologu dhe ish-deputeti zviceran, Jean Ziegler -
Zvicra, vendi i tretë më paqësor në botë













