Lajme
Ndahet nga jeta sociologu dhe ish-deputeti zviceran, Jean Ziegler
Ai njihej edhe si mbështetës i pavarësisë së Kosovës. Merrte pjesë në demostratat që zhvilloheshin në Gjenevë nga komuniteti shqiptar i Zvicrës
Sociologu Jean Ziegler ndërroi jetë të mërkurën në moshën 92 vjeç. Gruaja e tij konfirmoi një raport nga transmetuesi zviceran në gjuhën frënge RTS për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.
Ziegler lindi në Bernë më 19 prill 1934. Përveç punës së tij si Këshilltar Kombëtar (deputet federal), Ziegler ishte profesor i sociologjisë në Universitetin e Gjenevës. Ai dha mësim edhe në Universitetet e Bernës, Grenoble dhe Parisit, sipas Fjalorit Historik të Zvicrës.
Si president i Grupit Parlamentar Zvicër-Botë e Tretë, Ziegler ishte një përfaqësues aktiv dhe kontrovers i popullit që zhvilloi një betejë të gjatë kundër bankave dhe lobit ekonomik në Zvicër dhe jashtë saj.
Politikani jokonvencional është i njohur edhe si përkrahës i vendosur i pavarësisë së Kosovës. Këtë e ka dëshmur, sidmos me pjesëmarrjen e tij të shpeshtë në demostratat që zhvilloheshin në Gjenevë nga komuniteti shqiptar i Zvicrës.
Ai shkroi vepra të shumta mbi këtë temë, të cilat u përkthyen në disa gjuhë, të tilla si “Zvicra lan më bardh” (1990) dhe “Urrejtja e Perëndimit” (2009), etj. Ai shërbeu gjithsej 27 vjet në Këshillin Kombëtar për Partinë Socialdemokrate (SP).
Pas tërheqjes nga politika zvicerane, Ziegler vazhdoi karrierën dhe angazhimin e tij të gjatë ndaj vendeve në zhvillim në nivel ndërkombëtar.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008, Ziegler ishte Raportues Special i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së për të Drejtën e Ushqimit. Më pas, ai ishte anëtar i Komitetit Këshillimor të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih ngrihet në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme Kjo është konsullata e dytë e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Zvicër, pas asaj në... -
Austri
Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg -
Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga mërgata, refuzohen 142 të tjera -
Shqiptarët në Holandë protestojnë në Hagë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës -
Gjermani
Gjermani: Burgim i përjetshëm për 28-vjeçarin me prejardhje nga Kosova që tentoi të vriste ish-partneren
Jeta në Zvicër
-
Kandersteg/BE: Mbyllet pishina për shkak të rrjedhjes së ujit Po humbet më shumë se 100,000 litra në ditë aq sa është sasia e ujit që... -
Zvicra, vendi i tretë më paqësor në botë -
Cyrihu nxjerr në ankand targën “ZH 26” për Vitin e Sportit -
Sulmuesit me sharrë elektrike në Schaffhausen i shtohen edhe 5 vite burg -
Basel-Stadt, kantoni i parë ku banorët me të drejtë vote janë në pakicë













