Uncategorized
Nesër fillon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se nga 27,724 votues të regjistruar kanë votuar rreth 81 për qind e tyre, apo 22,414 votues
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nesër (e enjte, 11 qershor 2026, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) fillon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike.
Ai ka kujtuar se, votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësi diplomatike.
Elezi ka bërë të ditur se nga 27,724 votues të regjistruar kanë votuar rreth 81 për qind e tyre, apo 22,414 votues.
Ndërkohë, në QNR është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës. Sipas KQZ-së, nga 23 kuti postare janë tërhequr mbi 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat po i nënshtrohen verifikimit.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih ngrihet në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme Kjo është konsullata e dytë e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Zvicër, pas asaj në... -
Austri
Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg -
Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga mërgata, refuzohen 142 të tjera -
Shqiptarët në Holandë protestojnë në Hagë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës -
Gjermani
Gjermani: Burgim i përjetshëm për 28-vjeçarin me prejardhje nga Kosova që tentoi të vriste ish-partneren
Jeta në Zvicër
-
Kandersteg/BE: Mbyllet pishina për shkak të rrjedhjes së ujit Po humbet më shumë se 100,000 litra në ditë aq sa është sasia e ujit që... -
Ndahet nga jeta sociologu dhe ish-deputeti zviceran, Jean Ziegler -
Zvicra, vendi i tretë më paqësor në botë -
Cyrihu nxjerr në ankand targën “ZH 26” për Vitin e Sportit -
Sulmuesit me sharrë elektrike në Schaffhausen i shtohen edhe 5 vite burg













