Lajme
Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg
Gjashtë persona u përfshinë në një konflikt të dhunshëm në një pikë karburanti në Graz. Gjykata dënoi tre sirianë me deri në gjashtë vjet burg, ndërsa tre kosovarë morën dënime më të lehta.
Një përleshje e dhunshme mes tre shtetasve sirianë dhe tre kosovarëve në qytetin e Grazit të Austrisë ka përfunduar me dënime të rënda nga gjykata, pas një incidenti që tronditi opinionin publik, transmeton albinfo.at.
Ngjarja ndodhi në muajin shkurt në një pikë karburanti në lagjen Lend, ku gjashtë burrat u përfshinë në një konflikt fizik në mes të ditës, ndërsa në vendngjarje ndodheshin edhe familje me fëmijë dhe qytetarë të tjerë të pafajshëm.
Sipas raportimeve nga mediat austriake, shkaku i konfliktit dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje që lidhej me një grua. Situata u përshkallëzua me përdorimin e grushteve, shkopinjve të bejsbollit dhe mjeteve të tjera të forta.
Pamjet e kamerave të sigurisë, të paraqitura gjatë procesit gjyqësor, treguan se një nga të akuzuarit sirianë kishte hyrë me automjet në hapësirën e pikës së karburantit, duke detyruar një kosovar të largohej me shpejtësi për të shmangur goditjen.
Njëri nga të dëmtuarit pësoi frakturë në zgavrën e syrit dhe, sipas avokatit të tij, ende rrezikon humbjen e shikimit.
Prokuroria i akuzoi të gjashtë personat për pjesëmarrje në përleshje, ndërsa ndaj autorëve kryesorë u ngritën edhe akuza për detyrim dhe tentim të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore. Të gjithë të akuzuarit, të moshës nga 21 deri në 28 vjeç, kishin precedentë penalë.
Gjykatësi Andreas Lenz dënoi ashpër sjelljen e të përfshirëve, duke theksuar se armë si boksi i hekurit apo shkopinjtë e bejsbollit nuk kanë vend në automjete për t’u përdorur kundër njerëzve.
Sipas vendimit të gjykatës, tre kosovarët u dënuan me masa që variojnë nga diversionet deri në tetë muaj burgim efektiv. Ndërkohë, tre sirianët morën dënime më të rënda, nga dy vjet e gjysmë deri në gjashtë vjet burg.
Rasti ka ngjallur reagime të shumta në Austri për shkak të nivelit të lartë të dhunës dhe rrezikut që iu kanos qytetarëve të pranishëm gjatë incidentit./Albinfo.at
E-Diaspora
-
Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga mërgata, refuzohen 142 të tjera KQZ: Procesi i verifikimit të votave me postë nga diaspora po vazhdon në Qendrën e Numërimit... -
Shqiptarët në Holandë protestojnë në Hagë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës -
Gjermani
Gjermani: Burgim i përjetshëm për 28-vjeçarin me prejardhje nga Kosova që tentoi të vriste ish-partneren -
“Festa e Byrekut” bashkon qindra shqiptarë në Çikago për të tretin vit radhazi -
Nga ChatGPT te startupi miliardësh: Mira Murati prezanton vizionin e ri
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Cyrihu dhe Winterthuri mund të vendosin për pagat minimale Kështu, në Cyrih, ajo do të jetë 23.90 franga zvicerane në orë, dhe në Winterthur, 23... -
St. Galleni do t’ua ndalojë mësueseve mbajtjen e shamisë në shkollë -
Gratë në Zvicër kanë më pak besim te shteti sesa burrat -
Më shumë këshillime dhe pagesa kompensimi për viktimat në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Lufta me Iranin rrezikon të ngadalësojë ekonominë zvicerane













