Lajme
Shqiptarja Arba Kokalari merr rol kyç në Parlamentin Evropian
Eurodeputetja me origjinë shqiptare do të angazhohet në hartimin e politikave që lidhen me inteligjencën artificiale dhe barazinë gjinore në Bashkimin Evropian.
Një tjetër sukses i rëndësishëm për shqiptarët në institucionet evropiane është shënuar nga eurodeputetja me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, e cila është caktuar në Komisionin e Barazisë së Parlamentit Evropian, transmeton albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kokalari përmes një reagimi publik, ku njoftoi se në kuadër të këtij angazhimi do të kontribuojë në hartimin e politikave të reja që ndërlidhen me inteligjencën artificiale (AI) dhe barazinë gjinore.
Sipas saj, zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale sjell mundësi të mëdha për shoqërinë, por njëkohësisht paraqet edhe sfida serioze në aspektin e barazisë. Ajo theksoi se gratë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në sektorët e teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe profesioneve digjitale, gjë që ndikon në mundësitë e tyre profesionale dhe në rolin që luajnë në zhvillimin e teknologjive të së ardhmes.
Kokalari kërkoi që Bashkimi Evropian të investojë më shumë në edukimin digjital, aftësitë që lidhen me inteligjencën artificiale dhe krijimin e mundësive më të mëdha për gratë dhe vajzat në fushat e teknologjisë.
Ajo ngriti shqetësime edhe për përdorimin e papërgjegjshëm të teknologjisë, duke përmendur fenomenin e “deepfake” dhe përmbajtjet abuzive të krijuara nga inteligjenca artificiale, të cilat sipas saj prekin veçanërisht gratë.
“Gratë duhet të kenë mundësi më të mira për të formësuar të ardhmen digjitale dhe mbrojtje të fortë kur teknologjia keqpërdoret”, ka deklaruar Kokalari.
Eurodeputetja u ka bërë thirrje qytetarëve, ekspertëve dhe organizatave të ndryshme që të kontribuojnë me ide dhe propozime për politikat e ardhshme në këtë fushë.
Arba Kokalari është anëtare e Parlamenti Evropian dhe përfaqëson Suedinë nga radhët e Arba Kokalari, duke u dalluar për angazhimin e saj në çështjet e tregut digjital, sigurisë dhe barazisë gjinore në Bashkimin Evropian./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Hungari
U ndal për të pushuar në autostradën hungareze, kosovarit i vidhen 8 mijë euro dhe dokumentet personale Shtetasi kosovar thotë se hajnat i hapën veturën derisa po flinte në një zonë pushimi në... -
Singapor
Pianistja kosovare Anila Aliu debuton në Singapor, mahnit publikun me recitalin e saj -
Kosovë
Vetëm 22 vjeç, Jeton Sinani diplomon me notën 10 dhe merr titullin Doktor i Mjekësisë -
Konsullata e Kosovës në Cyrih ngrihet në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme -
Austri
Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg
Jeta në Zvicër
-
Kandersteg/BE: Mbyllet pishina për shkak të rrjedhjes së ujit Po humbet më shumë se 100,000 litra në ditë aq sa është sasia e ujit që... -
Ndahet nga jeta sociologu dhe ish-deputeti zviceran, Jean Ziegler -
Zvicra, vendi i tretë më paqësor në botë -
Cyrihu nxjerr në ankand targën “ZH 26” për Vitin e Sportit -
Sulmuesit me sharrë elektrike në Schaffhausen i shtohen edhe 5 vite burg












