Lajme
Plagosen rëndë me thikë dy kosovarë, roje sigurie, në Lucern
Dy rojet e sigurisë janë 33 dhe 40 vjeç dhe vijnë nga Kosova. Policia ka arrestuar të dielën herët në mëngjes një person të dyshuar
Dy roje sigurie të angazhuar nga zinxhiri i ushqimit të shpejtë Burger King janë plagosur rëndë nga një mysafir gjatë një zënke në qytetin e Lucernit mbrëmjen e së dielës, transmeton albinfo.ch
Dy personat kanë pësuar plagë me thikë dhe prerje dhe duhej të operoheshin në spital. Akti ka ndodhur pak pas mesnate në Zentralstrasse, sipas zyrës së prokurorit publik të Lucernit. Autori është larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka arrestuar të dielën herët në mëngjes një person në një apartament në qytetin e Lucernit shkruan Luzerner Zeitung. I arrestuari është një 47-vjeçar amerikan, banues në Zvicër. Por policia nuk ka mundur akoma të konstatojë nëse është fjala për sulmuesin ose jo.
Dy rojet e sigurisë janë 33 dhe 40 vjeç dhe vijnë nga Kosova. Aktualisht po përcaktohen rrethanat e sakta të krimit, përcjell albinfo.ch. Rruga qendrore është dashur të mbyllet për rreth dy orë e gjysmë për shkak të incidentit.
Policia e Lucernit kërkon ndihmë dhe dëshmitarë: Kush ka mundur të vëzhgojë drejtpërdrejt konfliktin mes tre personave? Kush ka vëzhguar arratisjen e autorit të dyshuar? Dëshmitarëve u kërkohet të telefonojnë në numrin 041 248 81 17.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale













