Shqipëria

Ambasada: Bizneset zvicerane në Shqipëri janë të rëndësishme për marrëdhëniet tona dypalëshe

Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka dalë me njoftim për takimin që u organizua në ambientet e ambasadës, pas së cilit u tha se bizneset zvicerane në Shqipëri janë të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe.
Sipas njoftimit, ambasadorja organizoi takim me përfaqësues të sektorit privat dhe jo vetëm.
“Ambasadorja Huber organizoi një pritje me përfaqësues të sektorit privat të kompanive zvicerane ose me lidhje me Zvicrën, dhe anëtarë të Dhomës së Tregtisë Zvicër-Shqipëri SWISSA.al. Ne mirëpritëm veçanërisht Drejtorin Rajonal të Shitjeve të SICPA-s, Rilind Bytyqi, i cili ndau me ne lajmin e mirë se SICPA ka zgjedhur Shqipërinë për të krijuar një Qendër Ekselence. Ky investim i ri synon të hapë pothuajse 100 vende pune në Shqipëri!”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.