Botërori 2026

Finalja e Botërorit 2026 shkon në vazhdime, Argjentina mbetet me 10 lojtarë

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës ka përfunduar pa gola pas 90 minutave të rregullta, duke u zgjatur në vazhdime me rezultatin 0:0.

Në minutat e fundit të kohës së rregullt ndodhi momenti vendimtar i ndeshjes, kur mesfushori argjentinas Enzo Fernández u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj Pau Cubarsí, duke lënë Argjentinën me 10 futbollistë për vazhdimet.

Spanja dominoi pjesën më të madhe të pjesës së dytë dhe krijoi disa raste të mira shënimi. Lamine Yamal iu afrua golit nga një goditje dënimi, por portieri Emiliano Martínez reagoi në mënyrë spektakolare. Më pas, Ferran Torres rrezikoi me një goditje me kokë, ndërsa spanjollët ushtruan presion të vazhdueshëm ndaj mbrojtjes argjentinase.

Nga ana tjetër, Argjentina pati vështirësi të krijojë raste konkrete dhe gjatë pjesës së dytë nuk regjistroi asnjë goditje në portë. Lionel Messi ishte pak i përfshirë në lojë, megjithëse mbeti gjithmonë kërcënim potencial për kundërshtarët.

Pas 90 minutave pa fitues, kampioni i botës do të përcaktohet në vazhdime, ku Spanja do të ketë avantazhin numerik pas përjashtimit të Fernández/albinfo.ch/