Kosova

Kosovë: Stuhitë shkaktojnë prishje në rrjetin elektrik në disa rajone

KEDS-i ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta sot disa rajone në Kosovë janë prekur nga prishje në rrjetin elektrik.

Sipas njoftimit, ekipet gjenden në teren dhe po punojnë për të realizuar intervenimet e nevojshme.

“Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, një numër rajonesh janë prekur nga prishje në rrjetin elektrik. Ekipet tona ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të realizuar intervenimet e nevojshme, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike. Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!” – thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës pati parashikuar pasditen e sotme reshje lokale shiu e shkarkime rrufesh në disa zona teksa në Prishtinë erërat kanë rrëzuar edhe një lis në qendër, ndërsa në Istog breshëri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi.