Kosova
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi
Tre familjarët nga Vushtrria, të cilët ishin raportuar të zhdukur pasi ishin nisur nga Shkupi drejt Kosovës, janë gjetur të vdekur në një zonë pranë kufirit me Kosovën.
Sipas informacioneve të bëra publike nga burimet e ALSAT, automjeti me të cilin udhëtonin është gjetur i përmbysur dhe jashtë rrugës, në afërsi të vijës kufitare. Dyshohet se vetura ka pësuar një aksident gjatë rrugëtimit, para se të arrinte në territorin e Kosovës.
Sipas të dhënave fillestare, dy prej personave dyshohet se ishin marrë në aeroportin e Shkupit dhe më pas kishin vazhduar udhëtimin drejt Kosovës. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa pritet që hetimet e autoriteteve të zbardhin shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.
Viktimat janë identifikuar si Ejup Ternava, Çenet Ternava dhe Fatmire Shabani. Të tre ishin raportuar të zhdukur një ditë më parë, pasi familjarët kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tyre.
Sipas njoftimeve të familjes, ata ishin parë për herë të fundit të shtunën rreth orës 22:00 në qytetin e Shkupit. Pas nisjes nga aeroporti, ata po udhëtonin me një automjet të tipit Mercedes GLC, me ngjyrë blu dhe me targa MR-DT 2025.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo -
Dr. Hekuran Bytyçi, një mjek nga Kosova, me pozitë udhëheqëse në Lugano
Jeta në Zvicër
-
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja Një aksident me makinë në tunelin e San Bernardino-s në juglindje të Zvicrës çoi në mbylljen... -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026 -
Lumenjtë dhe liqenet zvicerane në nivelet më të ulëta në 20 vjet













