Futboll
Bild: Fisnik Asllani pranë transferimit te RB Leipzigu për 30 milionë euro
Sulmuesi kosovar pritet ta kompletojë kalimin nga Hoffenheimi brenda këtij muaji, ndërsa në garë për të ishin edhe Barcelona dhe Borussia Dortmundi.
Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, është shumë pranë një transferimi te RB Leipzigu, raporton gazeta prestigjioze gjermane Bild.
Sipas mediumit gjerman, 23-vjeçari pritet ta kompletojë kalimin te klubi nga Saksonia para përfundimit të këtij muaji.
Leipzigu është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh, e cila është e përfshirë në kontratën e Asllanit me Hoffenheimin dhe është e vlefshme deri në vitin 2029.
Për reprezentuesin e Kosovës kishte shfaqur interes edhe Barcelona, e cila e konsideronte atë si alternativë në rast se nuk arrinte të transferonte objektivin kryesor, Julian Alvarez nga Atletico Madridi.
Ndërkohë, edhe Borussia Dortmundi e kishte në listën e dëshirave, por klubi verdhezi duhet fillimisht të krijojë hapësirë në skuadër dhe në buxhetin e pagave përpara se të bëjë një ofertë konkrete.
Me zhvillimet e fundit, RB Leipzigu shihet si favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e njërit prej sulmuesve më premtues të Bundesligës.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët Deklarata e Merzit për orët e punës në Zvicër vihet në pikëpyetje... -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë -
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane?











