Botërori 2026

Franca dhe Anglia përballen sonte për medaljen e bronztë në Botërorin 2026

“Gjelat” dhe “Tre Luanët” synojnë ta mbyllin Kupën e Botës me fitore, pas eliminimit në gjysmëfinale.

Franca dhe Anglia do të përballen mbrëmjen e sotme në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës 2026. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Hard Rock” në Miami, me fillim nga ora 23:00.

Pas eliminimit në gjysmëfinale, të dyja kombëtaret do të kërkojnë ta mbyllin turneun me fitore dhe të sigurojnë medaljen e bronztë.

Skuadra e Didier Deschamps dhe ajo e Thomas Tuchel synojnë të lënë pas zhgënjimin e mosarritjes në finale, duke dhuruar një paraqitje dinjitoze në sfidën e fundit të këtij Botërori.

Edhe pse trofeu nuk është më në lojë, ndeshja për vendin e tretë mbetet një duel prestigji, ku Franca dhe Anglia do të luftojnë për ta përfunduar aventurën e tyre në SHBA me një fitore dhe medaljen e bronztë.