Kosova
Mbi 18 mijë hyrje e dalje në Morinë brenda 24 orësh, kosovarët ia mësyjnë bregdetit shqiptar
Shëngjini dhe Velipoja mbeten destinacionet më të preferuara, ndërsa kalimi në kufi po zhvillohet pa vonesa falë procedurave të përshpejtuara.
Fundjava ka sjellë sërish fluks të lartë të udhëtarëve në Pikën Kufitare të Morinit, ku mijëra qytetarë nga Kosova dhe diaspora po i drejtohen bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet verore, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimeve, destinacionet më të preferuara vazhdojnë të jenë plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës, të cilat edhe këtë sezon po tërheqin një numër të madh vizitorësh nga Kosova.
“Shqipëria është vendi ynë. Deti është i mirë, mikpritja po ashtu dhe gjuha na bashkon. Pushimet i kalojmë gjithmonë këtu”, u shpreh një qytetar nga Gjakova për RTSH.
Pavarësisht numrit të madh të udhëtarëve, lëvizja në Pikën Kufitare të Morinit po zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme. Kjo falë zbatimit të marrëveshjes për procedurat e përshpejtuara mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila ka lehtësuar ndjeshëm kalimin e kufirit.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Pikën Kufitare të Morinit janë regjistruar mbi 18 mijë hyrje dhe dalje të qytetarëve, ndërsa fluksi pritet të mbetet i lartë edhe gjatë ditëve në vijim./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes Defekt teknik, aeroplani zviceran ndërpret fluturimin dhe kthehet mbrapsht... -
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë














