Kosova

Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi

Ushtruesja e detyrës së presidentes në Kosovë, Albulena Haxhiu, i është drejtuar me një video-mesazh në rrjetin social “Facebook” mërgimtarëve, duke ju uruar mirëseardhje.

“Ju keni qenë gjithmonë pranë Kosovës, në kohët më të vështira dhe në ditët e suksesit… Kosova është krenare për secilin prej jush”, ka thënë ajo, transmeton albinfo.ch.

Haxhiu tha se Kosova ju pret me zemër të hapur.

“Mbi të gjitha, ju pret atdheu juaj, Kosova, e cila do të mbetet gjithmonë shtëpia juaj, pavarësisht se ku ju ka çuar jeta. Mirë se vini në shtëpi”, ka përfunduar ajo.