Kosova
U.d e presidentes në Kosovë: Në fillim të gushtit pritet të mbahet seanca konstituive
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se seanca konstituive për formimin e institucioneve të vendit pritet të mbahet në fillim të muajit gusht.
Haxhiu deklaroi se u ka dhënë kohë partive politike për takime para se të thërrasë seancën konstituive teksa tha se e njëjta pritet të mbahet në fillim të gushtit.
“Pra duke qenë që pas konstituimit të Kuvendit fillojnë të rrjedhin afatet kohore për zgjedhjen e presidentit, pra janë 60 ditë pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kam vlerësuar që t’ju jap partive politike kohën në dispozicion në mënyrë që të mbërrijnë te një marrëveshje, që sapo pastaj të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, të mos ketë nevojë që të presim 60 ditë për të zgjedhur presidentin, ose të mos vijmë në një situatë, që nuk besoj që dikush e do, që mos ta zgjedhim presidentin dhe të, që të shkojmë edhe një herë në zgjedhje të jashtëzakonshme… qasja serioze, konstruktiviteti në këto diskutime sjell te një marrëveshje”, tha ajo, transmeton albinfo.ch.
Tutje ajo tha se është shumë e rëndësishme që të ketë përpjekje maksimale për zgjidhje.
“Kryeministri Kurti ka ftuar partitë politike për këtë qëllim, por LDK i ka pezulluar negociatat, ndërsa PDK ka pasur qëndrimin e vet dhe AAK-ja nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës. Nuk mund të ketë, si me thënë, detyrime për t’iu përgjigjur këtyre takimeve, por është shumë e rëndësishme që për hir të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe për vetë shtetin tonë, që të ketë përpjekje maksimale që ta gjejmë një zgjidhje. Tash, afati kushtetues është deri më 7 gusht dhe në fillim të gushtit do të ketë seancë konstituive. Javën e ardhshme ju premtoj që do ta dini ditën e saktë edhe orën e saktë. Dhe kjo është e rëndësishme edhe për deputetët që në seancën konstituive të jenë të gjithë, 120 deputetët, ashtu siç edhe thekson aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Ju faleminderit dhe shihemi në konferenca të tjera”, tha Haxhiu, shkruan EO.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Zvicër
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit Para se Gotthard të niset drejt jugut, trafiku është bllokuar për nëntë kilometra. Pritet një vonesë... -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit -
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi













