Lajme
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit
Autoritetet regjistruan 9.734 aplikime, ndërsa rënia lidhet me më pak mbërritje migrantësh në Itali dhe më pak kërkesa nga shtetasit turq.
Në Zvicër janë regjistruar dukshëm më pak kërkesa për azil gjatë gjysmës së parë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), nga janari deri në fund të qershorit janë paraqitur gjithsej 9.734 kërkesa për azil, ose 16 për qind më pak se një vit më parë, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet zvicerane e lidhin këtë rënie me numrin më të ulët të mbërritjeve të migrantëve në Italinë jugore, si dhe me uljen e numrit të aplikimeve nga shtetasit turq.
Vetëm gjatë muajit qershor janë regjistruar 1.777 kërkesa për azil, që është 20 për qind më pak krahasuar me qershorin e vitit 2025, por 9 për qind më shumë se në muajin maj të këtij viti. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s Zvicra është bashkuar me një partneritet të NATO-s për prokurimin e përbashkët të municioneve. Qëllimi i... -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi -
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje -
Gjenevë: Propozohet ndalimi i automjeteve të zhurmshme gjatë natës










