Muzikë
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore në festivalin që këtë vit shënon 80-vjetorin, duke shkëmbyer përvoja me profesionistë të kulturës nga vende të ndryshme të botës.
Muzikanti, organizatori kulturor dhe Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Isah Mustafa, po merr pjesë në një vizitë studimore në Festivalin e Avignon-it në Francë, një nga festivalet më prestigjioze të teatrit në botë, i cili këtë vit shënon 80-vjetorin e themelimit, transmeton albinfo.ch.
Mustafa, i cili njihet edhe si bas-kitarist i grupit “Gillespie”, e cilësoi pjesëmarrjen në këtë ngjarje si një nder dhe një mundësi të çmuar për zhvillimin e tij profesional. Ai theksoi se vizita po i mundëson të ndjekë nga afër shfaqje teatrore të nivelit më të lartë, të njihet me praktika të reja artistike dhe të shkëmbejë përvoja me profesionistë të kulturës nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës.
Gjatë festivalit, ai pati mundësinë të ndjekë dy produksione të vlerësuara ndërkombëtarisht: “Un Procès”, me regji të Christiane Jatahy dhe interpretimin e aktorit brazilian Wagner Moura, si dhe “Oiseau”, me interpretimin e aktores franceze Isabelle Huppert.
Mustafa shprehu mirënjohje për Ambasadën e Francës në Kosovë për mundësimin e kësaj vizite studimore, duke theksuar se përvoja të tilla forcojnë bashkëpunimin kulturor dhe shërbejnë si frymëzim për të sjellë ide dhe praktika të reja në zhvillimin e jetës kulturore në Kosovë.
Ai vlerësoi se pjesëmarrja në një festival të këtij niveli krijon mundësi për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për pasurimin e skenës kulturore në Kosovë. /Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova Ceremonia do të mbahet më 23 korrik në Slavonski Brod, në nderim të kosovarëve që humbën... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Angli
Gjendet i vdekur 28-vjeçari shqiptar në Angli, policia heton rastin si vrasje
Jeta në Zvicër
-
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi Pas javësh me temperatura mbi 30 gradë, nga e premtja priten stuhi, breshër dhe një rënie... -
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje -
Gjenevë: Propozohet ndalimi i automjeteve të zhurmshme gjatë natës -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
Mijëra banesa sociale në Cyrih të zëna nga qiramarrës që nuk i plotësojnë kushtet













