Lajme
Gjendet i vdekur 28-vjeçari shqiptar në Angli, policia heton rastin si vrasje
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për vrasje, por janë liruar me kusht ndërsa hetimet vijojnë.
Një 28-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në qytetin e Leicesterit, në Angli, ndërsa policia britanike po e heton rastin si vrasje, transmeton albinfo.ch.
Sipas Policisë së Leicestershire, autoritetet u njoftuan rreth orës 06:58 të mëngjesit të së dielës, pasi Shërbimi i Ambulancës së Midlands Lindore gjeti të riun, me inicialet E.L., në Compton Road.
Pavarësisht përpjekjeve, 28-vjeçari u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin, policia arrestoi dy burra, të moshës 36 dhe 27 vjeç, nën dyshimin për vrasje. Megjithatë, ata janë liruar me kusht, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.
Policia ka krijuar një portal të posaçëm për grumbullimin e informacioneve dhe u ka bërë thirrje dëshmitarëve, si dhe personave që posedojnë pamje nga kamerat e sigurisë ose kamerat e automjeteve, t’i ndajnë ato me hetuesit.
“Hetimi ynë mbetet në vazhdim. Kemi një ekip të përkushtuar që po punon intensivisht për të përcaktuar rrethanat e plota të asaj që ka ndodhur. Po analizojmë pamjet e kamerave të sigurisë, provat mjeko-ligjore dhe po intervistojmë dëshmitarë. I bëj thirrje kujtdo që ka informacion dhe ende nuk ka folur me ne, të na kontaktojë sa më shpejt”, deklaroi inspektori detektiv Kevin Hames.
Autoritetet britanike nuk kanë bërë ende të ditur motivin e mundshëm të ngjarjes, ndërsa hetimet janë në zhvillim./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali Marash Palushaj nga Klina u hodh në det së bashku me kadetët e Akademisë Ushtarake dhe... -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029
Jeta në Zvicër
-
Rriten ndjeshëm konfliktet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve në Zvicër Studimi tregon shtim të rasteve të ngacmimit në vendin e punës, largimeve të padrejta dhe referencave... -
Bazeli paralajmëron qytetarët: Mos qëndroni nën pemë gjatë valës së të nxehtit -
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes











