Lajme
Rriten ndjeshëm konfliktet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve në Zvicër
Studimi tregon shtim të rasteve të ngacmimit në vendin e punës, largimeve të padrejta dhe referencave negative për punonjësit.
Konfliktet në vendin e punës janë rritur ndjeshëm në Zvicër gjatë vitit 2025, sipas një studimi të ri të publikuar nga kompania e sigurimeve juridike AXA-ARAG, transmeton albinfo.ch.
Të dhënat tregojnë se rastet e ngacmimit në vendin e punës janë rritur me 36 për qind, ndërsa largimet e padrejta nga puna janë shtuar me 26 për qind, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, 14 për qind më shumë punonjës kanë raportuar se kanë marrë vlerësime negative ose të pasakta në letrat e referencës nga punëdhënësit e tyre.
Sipas legjislacionit zviceran të punës, këto dokumente duhet të hartohen në mënyrë të drejtë, objektive dhe të balancuar, pasi ato kanë ndikim të rëndësishëm në mundësitë e punësimit të një personi në të ardhmen.
Gjetjet e studimit tregojnë një përkeqësim të marrëdhënieve në vendet e punës dhe një rritje të mosmarrëveshjeve mes punëdhënësve dhe punëmarrësve gjatë vitit 2025./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim U largua në Francë me fëmijët pa autorizim, 30-vjeçarja përballet me hetime... -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Angli
Gjendet i vdekur 28-vjeçari shqiptar në Angli, policia heton rastin si vrasje -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij
Jeta në Zvicër
-
Mijëra banesa sociale në Cyrih të zëna nga qiramarrës që nuk i plotësojnë kushtet Analiza zbulon se rreth 1.400 banesa komunale janë të banuara nga persona me të ardhura mbi... -
Bazeli paralajmëron qytetarët: Mos qëndroni nën pemë gjatë valës së të nxehtit -
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes













