Muzikë

Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri

Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.

Baleti Kombëtar i Kosovës ka përfaqësuar me sukses vendin në edicionin e 35-të të Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater Festival, që po zhvillohet në Graz të Austrisë, përcjell albinfo.at.

Trupa kosovare prezantoi shfaqjen “Terminal”, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Romane Petite, e cila u prit me entuziazëm nga publiku. Performanca u shpërblye me duartrokitje të gjata dhe vlerësime pozitive, duke dëshmuar nivelin artistik të baletit kosovar.

Pjesëmarrja në këtë festival prestigjioz ndërkombëtar përbën një tjetër hap të rëndësishëm për Baletin Kombëtar të Kosovës në promovimin e artit dhe kulturës së vendit në skenat evropiane, duke forcuar prezencën e tij në ngjarje të rëndësishme artistike./Albinfo.at