Muzikë
Kanye West falënderon Edi Ramën dhe Shqipërinë pas koncertit në Tiranë
Reperi amerikan Kanye West, i njohur gjithashtu si Ye, ka shprehur mirënjohjen e tij për pritjen që iu bë gjatë koncertit të mbajtur mbrëmjen e kaluar në “Eagle Stadium” në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, West falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët shqiptarë për mikpritjen, duke vlerësuar edhe stadiumin e ndërtuar për këtë ngjarje.
“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen në vendin tuaj të bukur”, shkroi artisti amerikan në mesazhin e tij.
Koncerti i Kanye West tërhoqi mijëra fansa nga vende të ndryshme të botës, me pjesëmarrës nga rreth 80 kombësi. Atmosfera gjatë mbrëmjes u shoqërua me emocione të mëdha dhe entuziazëm nga publiku.
Ky spektakël muzikor u cilësua si një nga aktivitetet më të rëndësishme artistike të zhvilluara në Shqipëri, duke rritur vëmendjen ndërkombëtare ndaj vendit si destinacion për evente të mëdha kulturore.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?












