Lajme
BE vendos tarifa të reja për gomat e importuara nga Kina
Komisioni Evropian ka miratuar masa të reja tregtare ndaj importeve të gomave kineze për automjete të pasagjerëve dhe kamionë të lehtë, pasi një hetim zbuloi se këto produkte po hynin në tregun evropian me çmime të konsideruara si dumping.
Vendimi i marrë më 7 korrik parashikon vendosjen e tarifave përfundimtare anti-dumping, të cilat variojnë nga 4.3% deri në 45.3%. Masat hynë në fuqi më 8 korrik dhe nuk do të aplikohen në mënyrë retroaktive.
Sipas Komisionit Evropian, importet kineze të gomave kanë krijuar konkurrencë të pabarabartë për prodhuesit evropianë, pasi çmimet e tyre kanë qenë dukshëm më të ulëta krahasuar me tregun e BE-së.
Industria e gomave në Bashkimin Evropian punëson mbi 80 mijë persona në 14 shtete anëtare. Vetëm gjatë vitit 2024, në tregun evropian janë konsumuar rreth 330 milionë goma, me një vlerë totale mbi 18 miliardë euro.
Gjatë të njëjtit vit, importet e gomave nga Kina arritën në afro 93 milionë njësi, me vlerë mbi 2.5 miliardë euro, duke zënë rreth 28% të tregut evropian.
Sipas masave të reja, disa prodhues kinezë, përfshirë kompaninë Shandong Yongsheng dhe të tjerë, do të përballen me tarifën maksimale prej 45.3%. Kompanitë që kanë bashkëpunuar gjatë hetimit të BE-së do të përfitojnë nga një normë më e ulët prej 24.4%.
Tarifat do të llogariten mbi vlerën e importit të gomave dhe jo mbi çmimin final të shitjes në treg. Mesatarisht, një gomë kineze e importuar në vitin 2024 kishte vlerë rreth 30.30 euro. Me tarifën më të lartë, çmimit i shtohen afërsisht 13.70 euro, ndërsa me normën 24.4% shtohen rreth 7.40 euro. Duke përfshirë edhe TVSH-në, kostoja shtesë për konsumatorët mund të jetë nga 9 deri në 16 euro për gomë.
Hetimi i Brukselit nisi në maj të vitit 2025 pas një ankese të paraqitur nga Koalicioni Kundër Importeve të Padrejta të Gomave, një organizatë që përfaqëson prodhues evropianë të këtij sektori. Sipas ankesës, prodhuesit kinezë kishin përdorur marzhe dumping nga 41% deri në 104% dhe kishin ulur çmimet me 30% deri në 65%.
Prodhuesi koreano-jugor Hankook, i cili ka fabrika në Kinë, mori një tarifë të reduktuar prej 4.3%, pasi hetuesit konstatuan se, megjithëse kishte pasur dumping nga fabrikat e tij kineze, kjo nuk kishte shkaktuar dëm të drejtpërdrejtë për industrinë evropiane.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?














