Lajme
BE shqyrton masa të reja për kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët
Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e vendosjes së kufizimeve të reja për përdorimin e platformave sociale nga fëmijët dhe adoleshentët. Një raport i hartuar nga ekspertët pritet të publikohet së shpejti dhe mund të shërbejë si bazë për masa të reja që mund të ndërmerren gjatë kësaj vere.
Debati për mbrojtjen e të miturve në internet është intensifikuar pas vendimit të Australisë për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga personat nën 16 vjeç. Disa vende anëtare të BE-së, mes tyre Danimarka dhe Greqia, kanë kërkuar që edhe në Evropë të merren masa të ngjashme.
Megjithatë, autoritetet evropiane kanë bërë të ditur se ende nuk ka një vendim përfundimtar dhe se alternativat e mundshme janë ende duke u shqyrtuar.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbështetur më herët idenë e vendosjes së kufizimeve, duke ngritur shqetësimin se debati nuk duhet të përqendrohet vetëm te mosha kur fëmijët mund të përdorin rrjetet sociale, por edhe te ndikimi që këto platforma kanë mbi ta.
Një komunikim zyrtar nga institucionet evropiane pritet në muajin shtator, edhe pse ky afat mund të pësojë ndryshime.
Sipas burimeve nga BE-ja, raporti i ekspertëve nuk pritet të propozojë një ndalim të plotë të rrjeteve sociale për të miturit, por masa që synojnë një përdorim më të sigurt të tyre.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?











