Portrete të firmave

“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut

Vendndodhja në Bahnhofstrasse përfaqëson një vendim strategjik. Në këtë zonë operojnë marka ndërkombëtare dhe qarkullojnë me miliona vizitorë nga e gjithë bota

Marjana Shpani dhe Fatlum Bllaca zhvillojnë “Helvetia Gold” në Bahnhofstrasse, me fokus në tregtimin e arit, transparencë në shërbim dhe standard të lartë profesional në tregun zviceran. Në Cyrih, në rrugën më të njohur të Evropës “Bahnhofstrasse”, operon “Helvetia Gold”, kompani e fokusuar në tregtimin e arit dhe stolive nga ari, me standard të lartë shërbimi dhe qasje të strukturuar profesionale.

Kjo kompani udhëhiqet nga Marjana Shpani dhe partneri i saj i  biznesit, Fatlum Bllaca. Të dy kanë ndërtuar një aktivitet të qëndrueshëm në një nga zonat më të rëndësishme ekonomike të qytetit. Rruga e Marjanës nis nga një fshat i Shqipërisë dhe zhvillohet përmes disa përvojave pune. Ajo ka punuar si bebisiter, në gastronomi dhe më pas në kujdesin për të moshuarit. Gjatë kësaj kohe, siç shprehet vetë Marjana vazhdimisht kishte dëshirë për të ndërtuar bizneset e saj dhe për të krijuar një drejtim të pavarur profesional. Ajo hapi një biznes në fushën e bukurisë në kantonin e Bernës. Pas disa vitesh, vendosi të vazhdojë zhvillimin në një drejtim tjetër. U zhvendos në Cyrih dhe themeloi një kompani të makinave me qira, që edhe sot vazhdon të jetë kompani e suksesshme. Mirëpo, kërkimi për një hap të ri nuk u ndal. Në nëntor të vitit 2025 u hap “Helvetia Gold”.

Vendndodhja në Bahnhofstrasse përfaqëson një vendim strategjik. Në këtë zonë operojnë marka ndërkombëtare dhe qarkullojnë me miliona vizitorë nga e gjithë bota. Marjana Shpani shprehet se ky hap kërkon përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në çdo detaj të shërbimit.

Marjana Shpani -“Helvetia Gold”

Ajo thekson se klientët janë të ndryshëm dhe përfaqësojnë shumë nacionalitete. Sipas saj, çdo klient trajtohet njësoj. Ajo shpreh kënaqësi gjatë shërbimit dhe veçon momentet kur klientët shqiptarë komunikojnë në gjuhën shqipe. Këto situata krijojnë ndjenjë afërsie dhe lidhje të drejtpërdrejtë me prejardhjen. Në përshkrimin e tregut, ajo vëren se shqiptarët nga rajone të ndryshme kanë mënyra të ndryshme blerjeje. Ajo përmend se shqiptarët e Maqedonisë blejnë më shumë dhe shpesh ar 22 karat, shqiptarët e Kosovës blejnë gjithashtu, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë zgjedhin produkte bazë si unaza, byzylykë të hollë dhe varëse.

Ajo deklaron se ari është investim i qëndrueshëm dhe ruan vlerë në çdo periudhë. Sipas saj, në Zvicër ari kontrollohet dhe çdo produkt pajiset me certifikatë. Ajo sqaron se çmimi lidhet me standardin dhe kontrollin që ofron tregu zviceran. “Helvetia Gold” ofron blerje dhe shitje të arit, argjendit, orëve dhe bizhuterive. Kompania ofron edhe ndërrimin e arit të përdorur. Klientët mund të sjellin modele të vjetra dhe të marrin modele të reja. Diferenca llogaritet sipas vlerës së materialit. Ofron edhe shërbim të shkrirjes dhe përpunimit sipas kërkesës së klientit.

Fatlum Bllaca – Helevetia Gold

Ky biznes përfaqëson një rrugë të ndërtuar me punë dhe vendime të qarta. “Helvetia Gold” zhvillon aktivitet në një treg të rregulluar dhe vepron me fokus në cilësi, korrektësi dhe besueshmëri. “Helvetia Gold” zhvillon aktivitet në Zürich me fokus në korrektësi, transparencë dhe standard profesional. Marjana Shpani dhe Fatlum Bllaca ndërtojnë një biznes të qëndrueshëm, me shërbim të verifikuar dhe qasje të qartë ndaj klientit. Çdo proces është i kontrolluar. Çdo marrëdhënie mbështetet në besim. Për gëzime familjare fejesa, martesa, përvjetorë apo thjeshtë dëshironi t’i dhuroni vetes një vlerë të qëndrueshme dhe cilësi të verifikuar, e gjeni te Helvetia Gold.