Botërori 2026
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete
Zvicra ka barazuar rezultatin ndaj Argjentinës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim historik në gjysmëfinale.
Helvetët barazuan në minutën e 67-të, kur Dan Ndoye realizoi golin për 1:1, duke shpërblyer paraqitjen e mirë të skuadrës zvicerane. Goli i tij i dha një tjetër ritëm ndeshjes dhe rriti besimin e zviceranëve përballë kampionëve të botës.
Zvicra është shfaqur e organizuar në mbrojtje dhe e rrezikshme në kundërsulm, ndërsa Argjentina ka hasur vështirësi për të depërtuar në repartin defensiv helvet.
Me rezultatin 1:1, gjithçka mbetet e hapur në garën për një vend në gjysmëfinale, ku fituesi i kësaj sfide do të përballet me Anglinë.
Situata u vështirësua edhe më shumë për Zvicrën në vazhdimet e ndeshjes. Pas një dueli mes Paredesit dhe Breel Embolos, arbitri fillimisht e ndëshkoi argjentinasin me karton të verdhë. Megjithatë, pas rishikimit të rastit me VAR, ai e anuloi vendimin dhe kartonin e verdhë ia tregoi Embolos.
Pasi sulmuesi zviceran ishte ndëshkuar më herët me një karton të verdhë, ai u përjashtua me karton të kuq, duke e lënë Zvicrën me një lojtar më pak në fushë.
Pavarësisht inferioritetit numerik, helvetët nuk u dorëzuan. Të organizuar në mbrojtje dhe me një angazhim të jashtëzakonshëm, ata vazhdojnë garën me 10 futbollistë, duke luftuar për ta çuar ndeshjen deri te penalltitë ose për të gjetur golin që do t’u siguronte kualifikimin historik në gjysmëfinale.
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore












