Lajme
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë
Në orët e pasdites policia ka njoftuar se viktima e zjarrit është identifikuar: bëhet fjalë për personin e dyshuar si vrasës të gruas, një ditë më parë
Të premten në mbrëmje, k ndodhur një shpërthim në një shtëpi dhe janë gjetur mbetje njerëzore në rrënoja. Dyshohet se ka lidhje me vrasjen në Faido, të ndodhur një ditë më parë.
Një operacion policor pas raportimeve për të shtëna me armë në Leontica përfundoi me një shpërthim dhe një zjarr të madh të premten në mbrëmje, transmeton albinfo.ch. Tre zyrtarë policie u plagosën dhe ndihmësit e emergjencës gjetën mbetje njerëzore në rrënoja.
Të enjten, një grua 56-vjeçare u qëllua për vdekje në Faido gjatë qëndrimit të saj në rehabilitim. Sipas RSI, ish-burri i saj, i cili konsiderohet i dyshuar, besohet se ai ishte barrikaduar brenda shtëpisë në Leontica. Fillimisht ishte e paqartë nëse mbetjet njerëzore mund të lidhen me të dyshuarin. Në orët e pasdites së sotme Policia kantonale e Ticinos ka njoftuar se viktima e zjarrit është identifikuar dhe bëhet fjalë për personin në fjalë.
Kur policët kantonalë mbërritën në vendngjarje pak pas orës 19 të mbrëmjes të premten, një shpërthim ndodhi brenda ndërtesës. Tre zyrtarë policie pësuan lëndime të lehta. Shpërthimi shkaktoi një zjarr që shkatërroi plotësisht shtëpinë.
Shërbime të ndryshme emergjente u thirrën për të hetuar incidentin. Përveç policisë kantonale, departamentet e zjarrfikësve të Acquarossa dhe Biasca u dërguan për të shuar flakët. Gjithashtu në vendngjarje ishin shërbimet e shpëtimit nga disa lokalitete të tjera.
Për arsye sigurie, katër persona u evakuuan nga shtëpitë fqinje. Operacionet e kërkimit në rrënoja filluan gjatë natës. U zbuluan eksplozivë dhe mbetje njerëzore.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri Me përjashtim të një pjese të Ticinos dhe Engadines, rreziku nga zjarri ka arritur nivelin 4... -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit -
Premtimet e pazakonta nëse Zvicra shpallet kampione bote -
Hotelet zvicerane po garojnë për t’u bërë të dukshme në ChatGPT dhe inteligjencën artificiale












