Botërori 2026

Zvicër: Për shkak të ndeshjes së Nati-t, lokalet do të jenë gjithë natën hapur

Restorantet dhe baret lejohen të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës në kantonet e Bernës dhe Gjenevës, dhe në qytetet e Cyrihut dhe Lokarnos

Për shkak të ndeshjes çerekfinale të cilën e luan sonte pas mesnate ekipi kombëtar zviceran i futbollit kundër Argjentinës, shumë qytete zvicerane dhe disa kantone e kanë shpallur natën e së shtunës një natë pushim.

Kjo do të thotë se hiqet detyrimi i mbylljes për të gjitha restorantet dhe baret. Restorantet dhe baret lejohen të qëndrojnë të hapura dhe t’u shërbejnë mysafirëve gjatë gjithë natës, për shembull në kantonet e Bernës dhe Gjenevës, dhe në qytetet e Cyrihut dhe Lokarnos.

Kantoni i Lucernës gjithashtu ka vendosur të lejojë shikimet publike: restorantet me leje mund ta shfaqin ndeshjen si brenda ashtu edhe jashtë.

Fillimi i ndeshjes është në orën 3 të mëngjesit sipas kohës zvicerane, ose në natën në mes të të shtunës dhe të dielës.