Kosova
Kosova shkëlqen në Pragë: Orkestra “Amadeus” fiton Medaljen e Artë dhe katër çmime ndërkombëtare
Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” nga Kosova ka arritur një sukses të rëndësishëm në festivalin ndërkombëtar të orkestrave “Musica Orbis”, të mbajtur në Pragë të Çekisë, duke u vlerësuar me katër çmime.
Orkestra u shpërblye me Çmimin e Parë dhe Medaljen e Artë (Gold Medal), ndërsa mori edhe tri vlerësime të tjera të rëndësishme. Violinisti Elton Syla, koncertmjeshtër i orkestrës, u nderua me çmimin special si violinist solist, ndërsa Princ Fanaj u shpall violinisti më entuziast nga grupi i violinave të para. Po ashtu, Orkestra “Amadeus” fitoi edhe Çmimin e Publikut, duke marrë vlerësimin e adhuruesve të festivalit, transmeton albinfo.ch.

Ky sukses përfaqëson një tjetër dëshmi të talentit dhe përkushtimit të të rinjve muzikantë nga Kosova, të cilët po prezantojnë vendin me dinjitet në skenën ndërkombëtare.
Merita për këtë arritje i atribuohet edhe stafit drejtues dhe pedagogjik të shkollës “Amadeus”, me dirigjentin Vehbi Shosholli, drejtoreshën Hana Petrovci, zëvendësdrejtoreshën Vanesa Petrovci Shabani, koordinatoren Arta Rexhepi dhe gjithë ekipin që ka kontribuar në përgatitjen e orkestrës.

Me këtë rezultat, Orkestra “Amadeus” vazhdon të promovojë vlerat artistike të Kosovës dhe të sjellë suksese në arenën ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji













