Lajme
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji
Raporti vëren se 97% e foshnjave në Zvicër ushqehen me gji menjëherë pas lindjes, ndërsa rreth gjysma vazhdojnë të ushqehen ekskluzivisht me gji deri në javën e 17.4-të
Pavarësisht se Zvicra ka ndër normat më të larta të fillimit të ushqyerjes me gji në botën e zhvilluar, një raport i ri tregon se vendi mbetet prapa në krijimin e politikave dhe mbështetjes institucionale për nënat.
Sipas vlerësimit ndërkombëtar “Becoming Breastfeeding Friendly”, Zvicra ka marrë vetëm 1.1 nga 3 pikë, duke u renditur në nivel mesatar dhe pas vendeve fqinje si Gjermania dhe Austria.
Ekspertët theksojnë se vendit i mungon një strategji kombëtare për ushqyerjen me gji, financimi i qëndrueshëm, mbledhja e rregullt e të dhënave dhe angazhimi i dukshëm politik në këtë fushë, transmeton albinfo.ch.
Raporti vëren se 97% e foshnjave në Zvicër ushqehen me gji menjëherë pas lindjes, ndërsa rreth gjysma vazhdojnë të ushqehen ekskluzivisht me gji deri në javën e 17.4-të. Megjithatë, kthimi i nënave në punë vazhdon të jetë një nga pengesat kryesore për vazhdimin e kësaj praktike.
Paneli i ekspertëve ka hartuar një sërë rekomandimesh për autoritetet zvicerane, duke kërkuar një strategji kombëtare, investime më të mëdha dhe politika më të forta për të mbështetur nënat. Sipas tyre, përmirësimi i këtyre kushteve do të sjellë përfitime të rëndësishme si për shëndetin e nënave dhe foshnjave, ashtu edhe për sistemin shëndetësor në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane Një central i ri bërthamor do të gjeneronte 1.6 miliardë CHF për ekonominë zvicerane çdo vit... -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003 -
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë -
SwissPass refuzon periudhën shtesë për blerjen e biletës pas nisjes











