Ukraina
Jep dorëheqje kryeministrja ukrainase
Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, ka dhënë sot dorëheqje teksa presidenti Volodymyr Zelensky ka njoftuar ndryshime të reja në qeveri.
Svyrydenko ka deklaruar se ishte krenare që pati nderin të drejtonte qeverinë gjatë një prej periudhave më të vështira në historinë moderne të Ukrainës.
Tutje, përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shtuar se kishte diskutuar me Zelenskyn për “hapat e ardhshëm”, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
“Unë mbetem e gatshme t’i shërbej shtetit ukrainas dhe të përmbush çdo detyrë që synon forcimin e pozitës së Ukrainës, mbrojtjen e interesave tona kombëtare dhe afrimin e një paqeje të drejtë”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.
Ish-ministrja e Ekonomisë së Ukrainës, është emëruar kryeministre në korrik të vitit 2025, në moshën 39-vjeçare, pasi kishte luajtur rol kyç në sigurimin e një marrëveshjeje për mineralet mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, e cila u konsiderua si një mënyrë e rëndësishme për të lidhur interesat amerikane me sigurinë e Ukrainës.
Zelensky ka thënë gjithashtu se i kishte ofruar Svyrydenkos mundësinë për të drejtuar “një fushë të re dhe të rëndësishme” në marrëdhëniet e Ukrainës me një partner kyç ndërkombëtar.
“Çdo fushë prioritare e politikës së jashtme do t’i besohet një personi me përvojë të konsiderueshme, i aftë të zbatojë atë për të cilën biem dakord në nivelin e udhëheqësve dhe atë që pret populli ukrainas”, ka thënë ai.
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji













